Prindon Sadriu, bashkëshorti i presidentes Vjosa Osmani, po e quan “superskandaoz imoral” ish-kryediplomatin Skender Hyseni, i cili sipas Sadriut është shkatërrues i shërbimit të Jashtëm të Kosovës.
Bashkëshorti i Osmanit, e ka bërë këtë reagim pasi një natë më parë Skënder Hyseni tha se presidentja e vendit po mban qëndrime si të Millosheviqit.

Ndaj deklaratës së Hysenit ka reaguar ashpër edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, e cila i ka thënë atij “Zoti t’marroftë”.
Deklarata stë ngjashme me të Hysenin kanë dhënë më parë edhe esponëntë të tjerë të opozitës. Por ajo më skandalozja ka qenë e kryetarit të Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, i cili ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të ketë kujdes që të mos rrëshqasë në pozicione fashiste kur merret me serbët e veriut.
Molliqaj, duke folur në emisionin Pressing në T7, ka thënë se ka ngjashmëri trajtimi i serbëve të veriut me trajtimin e shqiptarëve nga regjimi i Millosheviqit.
“Problemi në veri nuk mund të trajtohet me përdorimin e forcës dhe fuqisë. Mënyra si e kemi trajtuar problemin e veriut kohëve të fundit dhe serbëve në veri, unë mendoj se ka rrezik dhe ka ngapak ngjashmëri me qysh na ka trajtu neve Millosheviqi”, ka deklaruar Molliqaj.
Lexoni edhe këtë:


