Vendimit të Këshillit të Prindërve të çerdhes “Yllkat” në Prishtinë, për t’i dërguar të hënën fëmijët e tyre në kopsht, pavarësisht mos ndërprerjes së grevave në arsim, i janë bashkangjitur edhe Këshillët e Prindërve të çerdheve “Dielli” dhe “Gëzimi Ynë”, raporton KosovaNews.
“Ne kontkat me organizatoren e çerdhes Dielli, ju njoftoj qe te hënën 2 çerdhe ‘Dielli’ dhe ‘Yllkat’ do te dalin ne mëngjes me fëmije ne çerdhe. Prandaj do ti bashkëngjitëmi edhe ne ‘Gëzimi Ynë’. “, thuhet në njoftimin e Këshillit të Prindërve të çerdhes “Gëzimi Ynë”.
Në këtë mënyrë, prindërit e tri çerdheve më të mëdha publike të kryeqytetit, synojnë t’i kundërshtojnë grevat që tash e disa javë po e mbajnë peng arsimin në Kosovë.
Lexo po ashtu:
Përmes njoftimit drejtuar prindërve të premtën, Këshilli i Prindërve të çerdhes “Yllka” ka bërë të ditur se kështu do të vazhdojnë çdo ditë deri në ndryshimin qëndrimit të stafit sindikalist për grevat në arsim.
Përmes këtij organizimi, Këshilli i Prindërve ka thënë se kanë për qëllim përcjelljen e mesazhit për rikthimin e fëmijëve në çerdhe.
“Nga ora 08:00-10:00 do te qëndrojmë bashkë me fëmijët, nëse është koha e mirë, ne oborr te brendshëm tek lodrat, e nëse është koha me shi, do te qëndrojmë nëpër dhoma te fëmijëve Çdo fëmijë do te merr, nga përfaqësuesi i këshillit te prindërve, te atij grupi, nga një balonë, me mesazh për rikthim ne kopsht. Balonat do te jene me mbishkrime te përgatitura nga KP.”, thuhet në njoftim, raporton KosovaNews.
Në këtë organizim, janë ftuar edhe prindërit e fëmijëve me qëllim të përkrahjes së këtij vendimi të këshillit të prindërve./KosovaNews/


