KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prindër kujdes! Çfarë paralajmëron zhurma në zemrën e fëmijës?
Shëndetësi

Prindër kujdes! Çfarë paralajmëron zhurma në zemrën e fëmijës?

Kosova News
Kosova News 11:59 -21/09/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Sëmundjet e zemrës te fëmijët janë një sëmundje shëndetësore që po shtohen jo vetëm në botë por edhe në Shqipëri. Që në muajt e parë të jetës, prindërit mund të dëgjojnë pranë kraharorit të fëmijës një zhurmë që vjen nga mosfunksionimi i duhur i zemrës, për t’u drejtuar më pas te mjeku specialist. Sipas statistikave 8 në 1000 fëmijë shfaqin probleme në zemër. Këto shifra janë në rritje, ndikuar nga shumë faktorë por trashëgimia dhe pakujdesia e nënave në shtatëzëni dhe pas saj shihen si faktorët kryesor. I ftuar në studion e emisionit “Diagnozë”, nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, kardiokirurg pediatër Prof. Dr. Arben Baboçi, nga Poliklinika Barleti, shpjegoi sesi prindërit mund të vënë re nëse fëmijët e tyre kanë probleme fillestare në zemër. Dëgjimi me kujdes dhe prekja pranë zemrës mund të jenë thelbësore për një diagnostikim të hershëm.

“Një pjesë e këtyre sëmundjeve të lindura të zemrës, kur janë të rënda e thonë vetë diagnozën që kur lind. Jo diagnozën e saktë mbase, por një diagnozë që ky fëmijë ka një problem me zemrën. Pse? Lind i nxirë, me cianozë, mezi merr frymë. Ndërkohë një pjesë e mirë e tyre nuk shfaqin shenja dhe ajo që duhet të kenë kujdes prindërit te fëmijët e tyre është që t’u tërheqim vëmendjen, kur e ke afër veshin pranë gjoksit të fëmijës mund të dëgjosh një zhurmë kur janë të ashpra zhurmat edhe ta tërheq vëmendjen. Bën zhurmë sepse kalon gjaku në një vend të ngushtuar dhe krijon sigurisht zhurmë që edhe me dorë mund ta prekësh si si dridhje mbi zemër” – tha mjeku Baboçi.

Mjeku kardiokirurg pediatër këshillon nënat shtatëzëna të jenë të kujdesshme në shtatëzëni që të mos përdorin produkte të dëmshme si duhani, alkooli apo barna pa këshillën e mjekut. Kujdes duhet të kenë edhe nënat që kanë sëmundje bashkëshoqëruese si diabeti, për të bërë kontrolle të shtuara .

Poliklinika Barleti orfon një gamë të gjerë shërbimesh në shëndetësi. Stafi i emisionit “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti ishin pranë ambienteve të Poliklinikës Barleti për t’u njohur me shërbimet që ofrohen. Mjekët më të mirë nga vendi por dhe vendet europiane japin eksperiencën e tyre çdo ditë në trajtimin e shumë sëmundjeve. Ndihmuar nga teknologjitë më të fundit dhe pajisjet më më moderne, në këtë Poliklinikën Barleti do të gjeni shërbmime të mjekësisë interne, analiza laburatorike, kujdes për fëmijë me shpërbim pediatrik, fizioterapi për të rritur e fëmijë, stomatologji, dermatologji e avancuar, kardiologji si dhe shërbime të tjera thelbësore për shëndetin tuaj. Bëni zgjedhjen e duhur për të pasur një shëndet të mirë duke u besuar profesionistëve.

Tashmë disa shërbime shëndetësore mund t’i merrni në shtëpi. Agjencia e Shëndetit në Familje në bashkëpunim me Poliklinikën Barleti ofron për ju staf të specializuar dhe ndihmë mjekësore të dedikuar në banesën tuaj. E ideuar për një shërbim cilësor që jep më pranë pacientëve të cilët dëshirojnë që të kenë një trajtim më komod në shtëpi. Ketrin Zeno, Drejtoresha e Agjencisë së shëndetit në familje, e ftuar në emisionin “Diagnozë” nga autorja dhe moderatorja Freskida Miloti, tha se ofrohen të gjitha shërbimet të cilat janë të menaxhueshme pa qenë nevoja e paraqitjes në spital, me vetëm një telefonatë larg.

Rubrika “Në Farmaci” nga Freskida Miloti, vjen me disa këshilla për mënyrën e përdorimit të barnave. Gjatë vjeshtës, sistemi ynë imunitar vihet në provë nga ndryshimet e temperaturës dhe qarkullimi i shtuar i virozave. Por a e dini se disa barna mund të dobësojnë imunitetin tuaj, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj infeksioneve?

Barnat që mund të ulin mbrojtjen natyrale të trupit:

Kortikosteroidët (si prednizoloni) – përdoren për alergjitë, astmën, sëmundjet autoimune, por në doza të larta ose afatgjata mund të dobësojnë sistemin imunitar.

Imunosupresorët – përdoren për pacientët me transplant organesh ose sëmundje autoimune.

Disa barna onkologjikë – mund të reduktojnë qelizat mbrojtëse të trupit.

Barnat për trajtimin e reumatizmës, si metotreksati.

Çfarë duhet të dini si pacient?

– Nëse merrni këto barna, jeni më të ekspozuar ndaj virozave.

– Duhet të keni kujdes të shtuar për higjienën, kontaktet dhe mbrojtjen nga të ftohtit.

– Diskutoni me mjekun ose farmacistin për marrjen e suplementëve mbështetës të imunitetit si vitamina D, C, zink – vetëm sipas nevojës dhe me udhëzim.

– Mos ndërprisni kurrë mjekimin vetë, por informoni mjekun nëse vini re rënie të imunitetit.

Në stinën e virozave, informimi mbi ndërveprimet e barnave dhe efektet që kanë mbi organizmin është po aq i rëndësishëm sa vetë trajtimi.

Emisioni Diagnozë, nga moderatorja dhe autorja Freskida Miloti, vjen për teleshikuesit e A2 CNN çdo të shtunë në orën 19:15, me tematika të ndryshme dhe mjaft të rëndësishme për shëndetin. Qëndroni të informuar nga mjekët më profesionistë që janë pjesë e emisioneve tona, për një shëndet më të mirë. . (A2 Televizion)

Gjithashtu lexoni:

QKUK: 136 ndërhyrje për rindërtimin e gjirit,pa pritje dhe me implante falas

Studimi: Fërkimi i syve mund të çojë në probleme të përhershme të shikimit

Jarinjë – Dogana sekuestron mbi 7 mijë produkte farmaceutike të padeklaruara

AUV: Komisioni konstatoi se “Vita” ka shkelur vendimin për ndalimin e përdorimit të qumështit pluhur dhe vajit të palmës

Mungesa e barnave nga lista esenciale, SHSKUK-ja ndan mbi 2 milionë euro për furnizim

Kosova News 21/09/2025 21/09/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
few clouds
18° _ 16°
78%
Wed
28 °C
Thu
27 °C
Fri
29 °C
Sat
33 °C
Sun
21 °C

Lajmet e Fundit

Trump: Memorandumi i Mirëkuptimit me Iranin ka marrë fund
10:59 -08/07/2026
Nis seanca për vrasjen makabre të Bekim Varit, dëshmon familjari, që e gjeti trupin në mal
10:11 -08/07/2026
Nafta vazhdon të shtrenjtohet, këto janë çmimet e derivateve për sot
09:49 -08/07/2026
Begaj në Kosovë, policia merr masa të sigurisë
09:24 -08/07/2026
Arrestohet një i dyshuar për kërcënim ndaj ministrit Sveçla
08:51 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?