Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u shprehu ngushëllime të përzemërta familjeve që kanë humbur të dashurit e tyre si pasojë e tërmetit shkatërrues sot në Tajvan. Me anë të një postimi në llogarinë e saj në platformën X, ajo tutje i uroi shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve dhe forcë për popullin e Tajvanit.
Ky vend u godit sot nga tërmeti më i madh atje në 25 vjet, i cili la të vdekur 9 persona dhe më shumë se 1000 të plagosur