Tetori shënon muajin e ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit.
Sot u mbajt manifestimi tradicional “Ecja simbolike” në sheshin “Ibrahim Rugova” në kryeqytet.
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në një konferencë për media është shprehur se në buxhetin e ardhshëm do të miratohen të gjitha kërkesat për barna shtesë në onkologji.
“Për të tretin vit radhazi presidenca me organizatën ‘Jeta Vita’ kanë dhuruar pako onkologjikë për gratë e prekura nga kanceri i gjirit kurse ministria e shëndetësisë ka udhëhequr përpjekjet për veprime konkrete për përmirësime për repartin e onkologjisë. Tani është radha që në buxhetin e ardhshëm të Republikës së Kosovës t’i miratojmë të gjitha kërkesat për barna shtesë që i ka pikërisht kjo onkologji në mënyrë që sa ma shumë të lehtësohet sa më shumë kjo betejë e pacientëve”, ka thënë Osmani.
Në këtë manifestim është bashkuar edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.