Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar me presidenten e Komisionit Europian, Ursula Von Der Leyen. Osmani ka thënë se me të parën e Komisionit Europian ka biseduar se si të afrohet Republika e Kosovës më afër BE-së.
“Gjithmonë një kënaqësi e madhe për t’u takuar me presidenten e @EU_Commission @vonderleyen dhe të diskutojmë se si mund ta afrojmë Republikën e Kosovës me BE-në”, shkroi Osmani në platformën X.


