Presidentja e vendit, Vjosa Osmani sot do të mbajë një konferencë për media lidhur me Forumin Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë.
Konferenca do të mbahet nga ora 13:30 dhe kjo është thënë në një njoftim për media të lëshuar nga Zyra e Presidencës.
Në këtë konferencë sipas njoftimit, presidentja Osmani do të shpalosë detaje para fillimit të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë.
Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, do të mbahet më 22 dhe 23 tetor 2022, në Prishtinë, ku do të marrin pjesë personalitete të shumta të jetës politike, shkencore, kulturore dhe nga shoqëria civile nga vende të ndryshme të botës.


