KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Osmani: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull konstituiv dhe faktor kyç për integrimin e vendeve të rajonit
Politikë

Osmani: Shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, popull konstituiv dhe faktor kyç për integrimin e vendeve të rajonit

Kosova News
Kosova News 10:32 -21/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në adresimin e saj vjetor në Kuvendin e Kosovës, Presidentja Vjosa Osmani theksoi rëndësinë e shqiptarëve si popull konstituiv në Maqedoninë e Veriut dhe rolin e tyre kyç në proceset e demokratizimit dhe integrimit euro-atlantik të këtij shteti.


Osmani shprehu shqetësime lidhur me përpjekjet që mund të minojnë të drejtat e shqiptarëve në këtë vend, duke paralajmëruar se çdo tentativë për të shkelur këto të drejta do të ndeshet me një kundërshtim të fortë dhe me një unitet të palëkundur nga shqiptarët në Ballkanin Perëndimor.

Presidentja theksoi se, pavarësisht shqetësimeve të shumta të shfaqura nga shqiptarët në Maqedoninë e Veriut për të drejtat e fituara me Marrëveshjen e Ohrit, Kosova dhe Shqipëria do të angazhohen maksimalisht për të siguruar që nuk do të bëhet asnjë hap prapa.


“Shqiptarët janë të integruar në thelb në proceset e demokratizimit dhe të integrimit euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut,” theksoi ajo, duke shtuar se çdo përpjekje për të minuar këto të drejta do të përballet me reagim të vendosur nga shqiptarët kudo që ata jetojnë.

Tutje Osmani theksoi rëndësinë e koordinimit të vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, duke theksuar se ky koordinim është i domosdoshëm jo vetëm për çështje të politikës së jashtme dhe sigurisë, por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në rajon dhe për të siguruar që ata të ecin përpara drejt integrimit të plotë në familjen euro-atlantike.


“Koordinimi i vazhdueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në veçanti për çështje të politikës së jashtme e sigurisë por mbi të gjitha për të mbrojtur të drejtat e shqiptarëve në të gjithë rajonin e kudo tjetër që jetojnë ata, është vendimtar për suksesin tonë dhe për ecjen përpara drejt familjes euro-atlantike, aty ku e kemi vendin dhe e meritojmë”, tha Osmani.

Presidentja Osmani: Kosova nuk ka pëllëmbë toke për të falur, mbrojtja e saj është betimi ynë i përjetshëm
Presidentja Osmani: Binomi Rugova – Jashari dhe guximi i pashoq i UÇK-së, bazament i themeleve të forta të shtetit tonë

Gjithashtu lexoni:

Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit

Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës

Mbyllet pjesa e parë  pa gola në “Air Albania” – Shqipëria e humbi penalltinë në minuten e fundit

Kurti: AKI ka treguar efikasitet të jashtëzakonshëm në mbrojtjen e shtetit

Murati: Opozita po vazhdon të mos e kryejë obligimin kushtetues

Kosova News 21/11/2024 21/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 17°
78%
1 km/h
Sun
32 °C
Mon
25 °C
Tue
26 °C
Wed
26 °C
Thu
24 °C

Lajmet e Fundit

“Defender 2025” mbyllet me sukses, ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë vlerëson Forcat e Armatosura
19:28 -08/06/2025
Hykmete Bajrami akuzon Kurtin dhe partinë e tij për përfshirje në “mafinë energjetike” dhe kapje të shtetit
19:10 -08/06/2025
I përkeqësohet gjendja derisa ishte duke punuar, vdes një person në Gjakovë
18:39 -08/06/2025
Kurti: Siguria nacionale e Republikës së Kosovës është përmirësuar shumë sepse është shtrirë çdokund e gjithandej territorit
18:33 -08/06/2025
Valon Prebreza, kandidat nga Lëvizja Vetëvendosje për kryetar të Fushë-Kosovës
18:29 -08/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?