KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Serbia s’do t’ia dalë, Policia jonë së bashku me aleatët janë gati për frenim të çdo sulmi
Politikë

Presidentja Osmani: Serbia s’do t’ia dalë, Policia jonë së bashku me aleatët janë gati për frenim të çdo sulmi

Kosova News
Kosova News 13:34 -05/02/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se kriminelët që udhëhoqën sulmin e 24 shtatorit janë ende të lirë në Serbi, duke shprehur shqetësimin për plane të reja të mundshme sulmi nga Serbia.

Osmani ka bërë të qartë se policia dhe ushtria serbe nuk kanë më asnjë rol në Kosovë që nga viti 1999.

Ajo ka theksuar se çdo veprim i Serbisë do të përballet me kundërpërgjigje nga Kosova dhe partnerët e saj, duke theksuar nevojën për sigurinë në kufirin në mes të dy vendeve.

“Mesazhi për Serbinë është i qartë, prezenca e tyre policore, ushtarake ka përfunduar përgjithmonë në qershor të vitit 1999. Veprimet e Serbisë do të varen nga kundërpërgjigjja jonë, jo vetëm nga Kosova, por edhe nga partnerët tanë. Masa e parë që duhet të merret, është që kufiri mes Kosovës dhe Serbisë të jetë i sigurt”, ka deklaruar Osmani në konferencë për medie.

Osmani ka thënë se Serbia nuk do t’ia dalë, pasi Policia e Kosovës së bashku me aleatët janë gati për të frenuar çdo sulm të mundshëm.

“Të gjitha dëshmitë që i marrim tregojnë që Serbia vazhdon të planifikojë sulme të reja. Serbia nuk do t’ia dalë, policia së bashku me aleatët janë aty që ta frenojnë çdo sulm që shtyhet përpara nga Serbia. Dua të falënderoj Gjermaninë për rritjen e prezencës së KFOR-it gjerman, kjo krijon ndjenjën e sigurisë për të gjithë qytetarët pa dallim”, ka thënë Osmani.

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius: Duam ta bëjmë të qartë se Kosova ka mbështetje ushtarake

Presidentja ka ndarë shqetësimin e saj për kontrabandimin e armëve dhe përdorimin e emrit të KFOR-it nga Serbia në veprimtaritë e tyre, duke rrezikuar jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin gjerman.

“Një nga arsyet që sulmi i 24 shtatorit ka ndodhur, muaj para sulmit Serbia nga rrugët ilegale ka kontrabanduar, armë të stilit ushtarak, uniforma, automjete të blinduara. Ka pasur raste që ata kanë keqpërdorur emrin e KFOR-it, duke e vendosur emrin e KFOR-it në autoblinda, e kanë keqpërdorur edhe flamurin gjerman, duke rrezikuar jo vetëm Kosovën, por edhe shtetin gjerman. Ne në Kosovë që sa më të fuqishme mesazhet politike që miqtë tanë i japin në raport me Serbinë, aq më mirë do të jetë për sigurinë”, ka deklaruar presidentja Osmani.

Presidentja Osmani pas takimit me ministrin gjerman: Aleatët tanë asnjëherë s’kanë qenë kundër Kushtetutës së Kosovës

Gjithashtu lexoni:

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

“I mjerë, i pa edukuar” — Rusia shpërthen në ofendime ndaj Zelenskit pak orë para samitit të paqes në Turqi

BE dorëzon raportin e zgjedhjeve, Kurti ngre shqetësime për dezinformimin dhe financimin e fushatave

Kërkohet vazhdimi i paraburgimit për Thaçin në rastin kundër administrimit të drejtësisë

Osmani flet me Prattipatin e SHBA-së për “pasojat nga zvarritja”

Kosova News 05/02/2024 05/02/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
6°C
Pristina
clear sky
8° _ 6°
77%
1 km/h
Thu
19 °C
Fri
11 °C
Sat
14 °C
Sun
16 °C
Mon
15 °C

Lajmet e Fundit

Rama: S’do ketë marrëveshje për emigrantët me Britaninë, e kemi vetëm me Italinë
14:38 -15/05/2025
Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë
14:11 -15/05/2025
Shqiptari e përndjek një vajzë për muaj, arrestohet në Dubrovnik për tentim vrasje
14:10 -15/05/2025
Shqiptari në SHBA futet me armë në aeroplan, momenti kur arrestohet dhe i gjendet revolja – VIDEO
13:55 -15/05/2025
Ushtarët italianë të KFOR-it patrullojnë në jug të Kosovës
13:39 -15/05/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?