KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë
Politikë

Misioni Vëzhgues i BE-së: Janë vërejtur tendenca të Serbisë për të ndikuar në votim në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:11 -15/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Misioni i Vëzhgimit të Zgjedhjeve nga Bashkimi Evropian (EU EOM) në konferencë për media në Prishtinë prezantoi raportin përfundimtar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë.


Anëtarja e Parlamentit Evropian, Natalie Loiseau, duke folur për ndërhyrjet e jashtme nga shteti i Serbisë në zgjedhjet e Kosovës, theksoi se janë vërejtur tendenca për të ndikuar në votim.

“Sa i përket ndërhyrjeve nga jashtë, i kam cekur ato në përgjithësi. Jemi dëshmitarë të tendencave nga jashtë për të ndikuar në votimin e tyre dhe kjo nuk do të duhej të ndodhte mes fqinjëve. Transmetimi publik, radio dhe televizioni, si dhe programet për komunitetet joshumicë, do të përmirësohen në mënyrë që votuesit nga të gjitha komunitetet në Kosovë të kenë qasje më të mirë në informacionin përkatës rreth zgjedhjeve”, tha Loiseau.

Ajo tha se raporti përmban një vlerësim gjithëpërfshirës dhe 19 rekomandime për përmirësimin e mëtejmë të proceseve zgjedhore.

“Është kënaqësi të rikthehem në Prishtinë dhe të paraqes para jush raportin përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të Bashkimit Evropian për zgjedhjet parlamentare në Kosovë. Që nga ardhja ime para dy ditësh, jam takuar me presidenten e Kosovës, kryeministrin në detyrë dhe kryetaren e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’ua dorëzuar raportin dhe për të diskutuar rekomandimet që përmban ai. Në emër të misionit tonë, dëshiroj të falënderoj presidenten e Kosovës për ftesën për të vëzhguar këto zgjedhje. Dua gjithashtu të shpreh mirënjohjen time për qytetarët e Kosovës. Përkushtimi i tyre ndaj procesit demokratik është i dukshëm.

Po ashtu falënderoj administratën zgjedhore dhe të gjithë aktorët zgjedhorë në Kosovë. Mikpritja që ata na ofruan neve dhe vëzhguesve tanë ishte dhe vazhdon të jetë e ngrohtë dhe e hapur. Puna jonë në Kosovë ka filluar në fillim të janarit dhe vazhdoi gjatë gjithë procesit zgjedhor. Ne kemi vendosur 104 vëzhgues nga të gjitha 27 shtetet anëtare të BE-së, së bashku me Kanadanë, Norvegjinë dhe Zvicrën. Një delegacion nga Parlamenti Evropian gjithashtu iu bashkua misionit”, tha Loiseau.

Ajo tha se rekomandimet kanë për qëllim të nxisin reflektim dhe dialog mes aktorëve politikë, institucioneve dhe shoqërisë civile.

“Ekipi ynë bazë i analistëve dhe vëzhguesit afatgjatë dhe afatshkurtër kanë vlerësuar të gjitha aspektet e procesit para, gjatë dhe pas ditës së zgjedhjeve. Sot publikojmë raportin tonë përfundimtar. Ai përmban një vlerësim gjithëpërfshirës të zgjedhjeve dhe 19 rekomandime për përmirësimin e proceseve zgjedhore në Kosovë. Shpresojmë që këto rekomandime të shërbejnë si bazë për reflektim dhe dialog mes të gjithë aktorëve: partive politike, mediave, institucioneve zgjedhore dhe komuniteteve të ndryshme. Këto zgjedhje u administruan nën një kuadër të ri ligjor. Ligji i ri për zgjedhjet e përgjithshme vendos një bazë të qëndrueshme për zgjedhje demokratike”, shtoi anëtarja e Parlamentir Evropian.

Loiseau tha gjithashtu se personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me pengesa për të votuar në mënyrë të pavarur.

“Personat me aftësi të kufizuara vazhdojnë të përballen me pengesa për të votuar në mënyrë të pavarur, përfshirë edhe qendrat e votimit që janë të paqasshme. Bazuar në këto vëzhgime dhe në standardet ndërkombëtare, raporti ynë përfundimtar ofron 19 rekomandime për të përmirësuar më tej kuadrin dhe praktikën zgjedhore në Kosovë. Ne kemi identifikuar gjashtë rekomandime prioritare. Këto përfshijnë fusha ku veprimi është më urgjent dhe me ndikim më të madh. Rekomandimet prioritare të misionit, të cilat nuk janë të renditura sipas rëndësisë, janë: të forcohen garancitë ligjore në lidhje me përbërjen dhe sjelljen e zyrtarëve zgjedhorë për të siguruar paanshmërinë dhe pavarësinë e administratës zgjedhore; të kufizohen dhe specifikohen më tej përgjegjësitë e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Sekretariatit të KQZ-së dhe komisioneve komunale zgjedhore, për të decentralizuar vendimmarrjen në administratën zgjedhore, aty ku është e përshtatshme dhe për të siguruar efikasitet dhe funksionim në kohë”, tha anëtarja e Parlamentit Evropian, Natalie Loiseau.

Gjithashtu lexoni:

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

Mbrojtjes zhvillon aktivitete në Kroaci

Kosova News 15/05/2025 15/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve
15:51 -08/06/2026
Prokuroria në Pejë kërkon paraburgim ndaj dy serbëve që ushtronin presion për të votuar Listën Serbe
15:05 -08/06/2026
Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive
15:00 -08/06/2026
Vrasja në Gjakovë, Spitali “Isa Grezda” njofton për të plagosurit
14:45 -08/06/2026
Vendoset koncepti për ‘Memorialin Përkujtimor Adem Jashari’ në Prishtinë
14:43 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?