KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën
Politikë

Presidentja Osmani: Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë Kosovën

Kosova News
Kosova News 14:34 -15/07/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Rusia përpiqet të jetë faktor destabilizues në të gjithë Evropën, e se këtë rol në Ballkan e bën Serbia si dorë e zgjatur e saj.

Megjithatë, Osmani ka theksuar se në Kosovë Rusia “ka zero ndikim”.

Ajo hodhi poshtë termin “tensione” mes Kosovës dhe Serbisë, teksa arsyetoi se agresori dhe viktima nuk mund të futen në një thes.

“Serbia përpiqet vazhdimisht ta destabilizojë vendin tonë, përfshirë përmes akteve të agresionit, ndërsa në mbrohemi vazhdimisht. Në historinë e ekzistencës së kombit tonë, ne asnjëherë nuk kemi pushtuar apo sulmuar, madje as edhe një centimetër të territorit të ndonjë fqinji. Ajo që kemi bërë gjithmonë dhe vazhdojmë ta bëjmë është ta mbrojmë pavarësinë tonë, ta mbrojmë integritetin tonë territorial, paqen dhe lirinë që janë fituar me shumë sakrificë”, ka thënë ajo në konferencën për media në Rigë të Letonisë, bashkë me presidentin letonez, Edgars Rinkeviç.

Osmani nga Washingtoni më 10 korrik pati thënë se presidenti amerikan ka parandaluar përshkallëzimin e situatës mes Kosovës dhe Serbisë. Donald Trump, sipas saj, ka përsëritur disa herë para Osmanit të njëjtën gjë. E Osmani ka thënë se bëhej fjalë për tensione të kohës së fundit.

“Nga informatat e sigurisë që i marr çdo ditë, Trumpi ka parandaluar një ndezje të mundshme së fundmi. S’po flasim për 2023-n, 2020-n, por për zhvillime shumë, shumë të vona”, pati thënë ajo.

Presidentja Vjosa Osmani ka konfirmuar qëndrimet e presidentit amerikan, Donald Trump, se së fundmi ka parandaluar një përshkallëzim të mundshëm të situatës nga

Deklarata e Osmanit më pas ka nxitur reagimin e emisarit të SHBA-së, Richard Grenell, i cili e ka akuzuar atë për manipulim të fjalëve të Trumpit.  

Gjithashtu lexoni:

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë

Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati

Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin

VV-ja fiton në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri i LDK-së!

VV e para në 21 komuna, PDK në tri, AAK në dy e LDK veç në një

Kosova News 15/07/2025 15/07/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

Peci: Koalicioni ynë i ka votat e mjaftueshme për formimin e qeverisë
22:14 -07/06/2026
Numërohen mbi 96% të votave, ky është rezultati
22:12 -07/06/2026
Kosova e moposht me lehtësi Andorrën
21:59 -07/06/2026
Vetëvendosje fton qytetarët: Shihemi në orën 23 në shesh bashkë me Albin Kurtin
21:58 -07/06/2026
VV-ja fiton në Pejë, reagon Gazmend Muhaxheri i LDK-së!
21:57 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?