Ministri Federal për Çështjet Evropiane dhe Ndërkombëtare të Republikës së Austrisë, Alexander Schallenberg, ka mbërritur sot në Prishtinë.Tashmë ai ndodhet në presidencë, ku është pritur nga presidentja e republikës, Vjosa Osmani.Takimi sapo ka filluar dhe adresim për media nuk është parashikuar, përveç lëshimit më vonë të një komunikate.Schallenberg është pritur nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës.Pas takimit që do të zhvillojnë, Schallenberg dhe Gërvalla do të mbajnë konferencë për gazetarë.
Megjithatë, konferenca, sipas njoftimit paraprak, ishte planifikuar të mbahet në orën 10:30, mirëpo për arsye teknike, ajo do të mbahet në orën 12:00.
LEXO EDHE: