Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka thënë se vendimi nëse do të shtyhen apo jo zgjedhjet në komunat veriore të Kosovës do të merret për pak ditë.
Osmani ka thënë se po pret raportin e institucioneve të sigurisë për situatën në veri.
Ajo ka thënë se do të takohet sot me disa prej institucioneve të sigurisë.
“Këto janë vlerësime që bëhen nga institucionet e sigurisë dhe në momentin që do ta marrë raportin e plotë do ta kemi një pasqyrë më të qartë çështjes së zgjedhjeve në veri”,
Osmani ka thënë se procedura e do që së pari të bëhet vlerësimi i sigurisë, e pastaj ajo të prezantohet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve dhe më pas KQZ-ja do të vendosë nëse duhet shtyrë zgjedhjet.
E nëse vendos këtë atëherë, do të ftohen në Presidencë për diskutim përfaqësuesit e partive politike e do të arrihet një konsensus për vendimin.
“Si rregull ekzistojnë kritere të përcaktuara nga Komisioni i Venecias për çështje të shtyrjes së zgjedhjeve. Në këtë rast duhet të bëhet vlerësimi nga institucionet e sigurisë, të trajtohet në KQZ e më pastaj propozimi i KQZ-së vije në Presidencë, mirëpo Komisioni i Venecias i kërkon Presidencës patjetër të konsultojë partitë politike”, tha tutje Osmani, duke thënë se patjetër duhet të ketë koordinim ndërmjet partive politike.
Zgjedhjet për kryetarë të komunave veriore është caktuar për 18 dhjetor ndërsa për kuvende komunale më 25 dhjetor.
Në dy ditët e fundit ka pasur hedhje të shokë-bombave e të shtëna në komunat veriore. Këto nisën të martën kur zyrtarët e KQZ-së tentuan që të futen në zyrat e komisioneve zgjedhore komunale.