KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani për vdekjen e Mirush Kabashit: Ai ishte zëri artistik i Kosovës me vargje kushtuar luftës për liri e pavarësi
Politikë

Presidentja Osmani për vdekjen e Mirush Kabashit: Ai ishte zëri artistik i Kosovës me vargje kushtuar luftës për liri e pavarësi

Kosova News
Kosova News 12:21 -05/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

 Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani iu ka shprehur ngushëllime familjes, miqve dhe komunitetit kulturor për ndarjen nga jeta të aktorit Mirush Kabashi.

Osmani tha se aktori Mirush Kabashi ka prekur thelbin e emocioneve njerëzore me një finesë të pashembullt, duke lënë gjurmë në kinematografi.

Presidentja, Vjosa Osmani tutje ka shtuar se Kabashi ishtë zëri edhe i Kosovës me vargjet kushtuar sakrificës dhe luftës për liri e pavarësi.

Aktori i njohur shqiptar, Mirush Kabashi ka vdekur sot në moshën 75-vjeçare.

Ngushëllimi i plotë i Presidentes Osmani:

Sot, kinematografia shqiptare mbeti pa aktorin e madh, ikonën Mirush Kabashi.

Ai kombinoi për mrekulli karizmin, mjeshtërinë dhe përkushtimin, duke prekur thelbin e emocioneve njerëzore me një finesë të pashembullt dhe duke lënë gjurmë të pashlyeshme në krijimtarinë kinematografike.

Secila paraqitje e tij ishte mishërim i angazhimit pasionant dhe të palëkundur ndaj artit.

Ai ishte zëri artistik edhe i Kosovës me vargjet kushtuar sakrificës dhe luftës për liri e pavarësi.

Trashëgimia nga magjia skenike e paraqitjeve të tij do të jetë kujtesë e jona e përhershme!

Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor!

I përhershëm qoftë kujtimi për Mirush Kabashin!

Arti e kultura në zi! Vdes aktori i njohur Mirush Kabashi

Gjithashtu lexoni:

Ibishi: Hapja e urës mbi Ibër, e arritur e jashtëzakonshme për integrimin e veriut

PDK-ja i drejtohet sërish Deharit për vazhdimin e seancës

Arrestohet një person për kanosje në Ferizaj, konfiskohet edhe një armë zjarri

Kurti: Synimi ynë është ta transformojmë ekonominë e Kosovës dhe ta forcojmë prodhimin vendor

Moti sot me diell dhe vranësira të pjesshme

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?