Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka filluar takimin me ministrin e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani.
Takimi është duke u zhvilluar në Kabinetin e Presidentes.
Ndërsa në orën 12:20, kryediplomati i Maqedonisë së Veriut do të takohet me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.
Ky takim zhvillohet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës.




