KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani nga Riadi: Njohja nga Siria, lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën (Video)
Politikë

Presidentja Osmani nga Riadi: Njohja nga Siria, lajm i jashtëzakonshëm për Kosovën (Video)

KosovaNewss
KosovaNewss 21:50 -29/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani, nëpërmjet një video-postimi nga Riadi, ka konfirmuar njohjen e Pavarësisë së Kosovës nga Siria, duke e cilësuar këtë si një lajm të jashtëzakonshëm dhe si njohje të sakrificës ndërmjet dy popujve. Ajo paralajmëron se ditëve të ardhshme do të ketë edhe lajmë të tjera të mira.

Ajo njëkohësisht ka falënderuar Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, Muhammed bin Salman Al Saud, për mbështetjen në këtë proces.

Osmani ka bërë të ditur se marrëveshja është arritur sot në Riad dhe ka falënderuar presidentin sirian, Ahmed al Sharaa, për vendimin e njohjes dhe për mbështetjen ndaj popullit të Kosovës.

“Me mbështetjen e Lartësisë së Tij Mbretërore, Princit të Kurorës së Arabisë Saudite, sot në Riad arritëm marrëveshjen nëpërmjet së cilës Republika Arabe e Sirisë njeh Republikën e Kosovës. Falënderoj presidentin Al Sharaa për vendimin për njohjen e Kosovës, si dhe për mbështetjen e tij ndaj popullit tonë,” ka deklaruar Osmani.

- Reklamë -

Sipas presidentes, ky është një lajm i jashtëzakonshëm, sepse bashkon dy shtete në krijimin e marrëdhënieve diplomatike dhe ndërshtetërore:

“Dy shtete që kanë vuajtur shumë nga luftërat e tmerrshme, dy shtete që kanë humbur shumë dhe kanë sakrifikuar shumë,” ka thënë Osmani.

Ajo ka shtuar se populli i Kosovës e njeh më mirë se kushdo sakrificën e popullit sirian për liri:

“E kemi parë se sa shumë kanë vuajtur të gjithë, përfshirë fëmijët, më të pafajshmit, sepse edhe Kosova ka pasur përjetime të ngjashme me shumë humbje gjatë luftës,” ka deklaruar Osmani, duke paralajmëruar se “do të ketë edhe lajme të tjera të mira në muajt që vijnë”.

Presidentja ka theksuar se Kosova do të vazhdojë punën pa ndalur për të forcuar pozitën e saj në arenën ndërkombëtare:

“Ne do të punojmë pa ndalë që Kosova të forcohet në arenën ndërkombëtare dhe ta ketë vendin që e meriton në mesin e Kombeve të Lira,” ka theksuar ajo.

Osmani ka vlerësuar se pjesëmarrja në samitin në Riad ka qenë shumë e rëndësishme, përtej takimeve bilaterale, përfshirë atë me Princin e Kurorës së Arabisë Saudite, si dhe me presidentë të shteteve të ndryshme.

“Kemi pasur mundësi të flasim në panelin e liderëve, të takojmë udhëheqësit e agjencive kryesore për investime publike dhe të diskutojmë për mundësitë e shumta që do t’i hapen Republikës sonë në bashkëpunim me Arabinë Saudite. Siç e përmenda, bashkëpunimi me aleatët gjithmonë sjell rezultate të mira, prandaj do të ketë edhe shumë lajme të mira në të ardhmen,” ka përfunduar Osmani.

Gjithashtu lexoni:

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt

Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë

Ramadani dhe Rexhaj vazhdojnë fushatën, të bindur se VV-ja do të fitojë mbi 51 për qind

LDK dënohet me 5 mijë euro për përfshirjen e fëmijëve në fushatën zgjedhore

Haxhiu në Samitin BE-Ballkani Perëndimor: Kosova është e gatshme për hapin e radhës në rrugën evropiane

KosovaNewss 29/10/2025 29/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
broken clouds
18° _ 16°
80%
1 km/h
Sat
26 °C
Sun
25 °C
Mon
25 °C
Tue
27 °C
Wed
25 °C

Lajmet e Fundit

Salih Zyba publikon foto nga Prizreni: Krejt për shtet sepse shtet për krejt
23:12 -05/06/2026
Refuzohet kërkesa e Isufajt për pezullimin e konkursit për kryeprokuror
22:10 -05/06/2026
Kurti në Prizren: Në mandatin e ardhshëm 1 miliard euro për ushtrinë, investojmë në armatim e prodhojmë edhe dronët e fishekët tanë
22:02 -05/06/2026
Futbollistet e Kosovës mposhten nga Kroacia
20:59 -05/06/2026
Karabinierët e KFOR-it stërviten për gatishmëri operacionale
20:26 -05/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?