Presidentja Vjosa Osmani, në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC), ka takuar edhe kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq.
Presidentja Osmani ka thënë se Kosova dhe Bosnja e Hercegovina, dy shtete të Ballkanit Perëndimor, ndajnë një të kaluar të dhimbshme, por një përkushtim të pashoq për të punuar bashkë për drejtësi për të kaluarën dhe një të ardhme të përbashkët në Bashkimin Evropian dhe në NATO.
“Në takimin me kryesuesin e Presidencës së Bosnje e Hercegovinës, Denis Beqiroviq, potencuam se thellimi i bashkëpunimit midis vendeve tona i shërben paqes së qëndrueshme, stabilitetit dhe zhvillimit të rajonit tonë në përgjithësi”, ka thënë Osmani, njofton Presidenca.
Osmani dhe Harris konfirmojnë forcimin e bashkëpunimit në Samitin e EPC-së
Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar takimet me liderë të shteteve të ndryshme në kuadër të samitit të katërt të Komunitetit Politik Evropian (EPC). Ajo është takuar edhe me kryeministrin e Irlandës, Simon Harris.