KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani në Konferencën Globale të Grave Lidere: Lidershipi nuk njeh gjini
Politikë

Presidentja Osmani në Konferencën Globale të Grave Lidere: Lidershipi nuk njeh gjini

Kosova News
Kosova News 16:33 -22/09/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjatë javës së lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara u mbajt Konferenca Globale e Grave Lidere (GPWC), në të cilën Presidentja Vjosa Osmani ishte folësja kryesore.

Me këtë rast, duke folur mbi temën “Avancimi i lidershipit transformues të grave për impakt të qëndrueshëm global”, Osmani theksoi se derisa përballemi gjithnjë e më shumë me sfida globale, nuk mund dhe nuk duhet të nënvlerësohet fuqia e diversitetit dhe gjithëpërfshirjes në pozita udhëheqëse.

“Në përpjekjet tona për të avancuar efikasitetin e lidershipit transformues të grave, është e domosdoshme të garantohet fuqizimi i tyre në të gjitha sferat e jetës. Kjo nënkupton ofrimin e mundësive të barabarta në arsim, punësim dhe role udhëheqëse përmes sfidimit të stereotipeve dhe paragjykimeve që vazhdojnë në shoqëritë tona”, tha ajo.

Tutje, ajo foli për rëndësinë e nxitjes së një mjedisi që garanton dhe mundëson që të dëgjohet e vlerësohet zëri dhe idetë e tyre.

Në këtë fjalim, Presidentja foli edhe për sukseset dhe angazhimin e jashtëzakonshëm të grave të Kosovës, duke shpërfaqur qëndresën, guximin dhe përkushtimin e tyre për të rritur mirëqenien dhe për të fuqizuar shoqërinë në përgjithësi.

Osmani theksoi se promovimi i lidershipit transformues për ndikim pozitiv global nuk është zgjedhje, por domosdoshmëri dhe “është përgjegjësia jonë kolektive t’i ushqejmë këto cilësi tek ne dhe tek brezat e ardhshëm, gjithnjë duke respektuar dhe avancuar barazinë gjinore”.

Konferenca Globale të Grave Lidere (GPWC) është konferencë vjetore që organizohet nga Qendra për Zhvillim Ekonomik dhe Lidership në bashkëpunim me Amazon Watch Magazine dhe African Leadership Magazine dhe synon të mbledhë gra lidere për të diskutuar strategjitë për të adresuar nënpërfaqësimin e grave në rolet vendimmarrëse në mbarë botën.

Gjithashtu lexoni:

“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate

Kusari-Lila: S’ka alternativë tjetër përveç dialogut!

Faton Peci: Sa më shumë ura në Mitrovicë, aq më shumë bie vlera e prezencës së forcave në urën qendrore

Alica Kearns shpërndan reagimin e Ramës ndaj Vuçiqit për Ibrin: Kjo është diplomaci

Një 30-vjeçar humb jetën në një aksident në Janiqisht të Malishevës

Kosova News 22/09/2023 22/09/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
20°C
Pristina
clear sky
20° _ 20°
61%
Wed
32 °C
Thu
32 °C
Fri
32 °C
Sat
32 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Policia vazhdon kontrollet në fshatin Jabukë të Zubin Potokut
23:15 -11/08/2026
Kurti takohet me senatoren e SHBA-së: Bondsteel duhet të shndërrohet në prezencë ushtarake të përhershme në Kosovë
19:38 -11/08/2026
SHBA reagon ndaj deklaratave të Vuçiqit për Ibrin
19:26 -11/08/2026
I dyshuar për vrasje në tentativë, Policia shpall në kërkim Vezir Hazirajn
15:12 -11/08/2026
“Seancë kur të ketë marrëveshje”, Dehari: S’ka kuptim të vazhdojmë pa rezultate
15:07 -11/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?