KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani me kryeministrin britanik diskuton për “bashkëpunimin në fushën e sigurisë”
Politikë

Presidentja Osmani me kryeministrin britanik diskuton për “bashkëpunimin në fushën e sigurisë”

Kosova News
Kosova News 14:30 -08/11/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani të premten ka bërë të ditur se ka takuar kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer, me të cilin ka diskutuar për bashkëpunimin në fushën e sigurisë.
Osmani të mërkurën ka udhëtuar për në Hungari, ku po merr pjesë në Samitin e liderëve të Komunitetit Politik Evropian.

Në një njoftim në Facebook, presidentja theksoi se me Starmerin foli edhe për marrëveshjen e fundit mes Kosovës dhe Britanisë për emigracionin.

“Bashkëpunimi në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes si dhe marrëveshja e arritur së fundmi mes dy vendeve tona në fushën e emigracionit, ishin në fokus të diskutimit me Kryeministrin e Mbretërisë së Bashkuar, Keir Starmer. Kosova është mirënjohëse për mbështetjen e palëkundur të Mbretërisë së Bashkuar”, ka shkruar ajo.

Gjatë qëndrimit në Budapest, Osmani ka zhvilluar edhe takime të tjera. Sot është takuar edhe me kryeministren e Letonisë, Evika Siliņa e kryeministrin e ri të Estonisë, Kristen Michal.
“Letonia është një partner i fuqishëm i Kosovës, duke përkrahur jo vetëm shtetndërtimin, por edhe përpjekjet tona për integrimin euroatlantik. Me kryeministren Evika Siliņa, biseduam për përkushtimin tonë të palëkundur për të avancuar në rrugën tonë evropiane, me theks të veçantë për anëtarësimin e Kosovës në KiE, heqjen e masave ndaj Kosovës, si dhe për ecjen përpara me statusin e kandidatit për vendin tonë. Ishte kënaqësi të takoj Kryeministrin e ri të Estonisë, z.Kristen Michal. Në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian, diskutuam për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, heqjen e masave të BE-së ndaj Kosovës, si dhe për shtyrjen përpara të aplikacionit të Kosovës për anëtarësim në BE”, ka njoftuar Osmani.


Ditën e djeshme, presidentja u prit nga kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Po bëhet investimi më i madh ndonjëherë në “Kosova B”

Kosova dhe Shqipëria në fokus të diskutimeve në Bundestag

Deliu deklarohet pas tensioneve në foltore: Në vend të bashkëpunimit po shohim bllokim e arrogancë

A duhet të reagoj presidentja, Sveçla: A shkruan diku në rregullore apo Kushtetutë?

Murati: Opozita, shkelëse e vetme e Kushtetutës – votimi i fshehtë është legjitim

Kosova News 08/11/2024 08/11/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

IPK-ja rekomandon suspendimin e tre policëve në Klinë, tejkaluan kompetencat zyrtare
21:53 -29/06/2025
Deputeti i PDK-së reagon ndaj pretendimeve për tortën e Slavko Simiqit: Do të ketë veprime ligjore ndaj Sali Zybës
21:14 -29/06/2025
Drashkoviq: Serbia duhet të njohë realitetin e Kosovës
21:08 -29/06/2025
Deputeti gjerman kërkon çmontimin e strukturave paralele në veri të Kosovës
20:05 -29/06/2025
Trump: T’i jepet fund luftës në Gazë
19:58 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?