Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka shprehur ngushëllime Papua Guinesë së Re për rrëshqitjen tragjike të tokës, ku qindra persona humbën jetën.
Ajo ka thënë se Kosova është e gatshme “ta ofrojë mbështetjen e saj për të ndihmuar në kapërcimin e kësaj periudhe”.
Rënia e një pjese të malit herët në mëngjesin e së premtes shkatërroi një fshat në provincën Enga, me dëme që shtriheshin për afër një kilometër, raportojnë vëzhguesit.
Disa trupa janë nxjerrë deri më tani me përpjekjet e penguara nga rrënojat 10 metra të thella në disa vende dhe mungesa e pajisjeve të përshtatshme.
Mediat lokale raportuan se një çift u nxor i gjallë nga një shembje gurësh.