Presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, pas takimit me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi ne konferencën për media ka thënë se janë duke punuar dhe forcuar bashkëpunimin me BE dhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian.
“Vendi ynë që nga fillimi i luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës ka vendosur sanksione dhe ka ofruar ndihmë, dhe do vazhdojë përpjekjet tona për ta mbrojtur demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë”, ka deklaruar Osmani gjatë konferencës për media.
Ajo ka bërë sot të ditur për mbështetjen prej 6.5 milionë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian për sundimin e Ligjit.
“Meqë sot do t’i bashkoheni institucioneve tona për ta filluar edhe zyrtarisht programin për çështje të brendshme BE-Kosovë ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për sundim të ligjit. Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër por angazhimit i të gjithë liderëve institucional dhe i punës sime si presidente e Kosovës”, tha Osmani.
E para e shtetit tha më tej se angazhimi i tyre për të forcuar policinë dhe institucionet tjera ligj-zbatuese janë tejet të rëndësishme dhe prioritet dhe jo vetëm për shkak të ‘rrugës’ drejt Bashkimit Evropian, por edhe pse janë gjë e duhur për qytetarët.
“Angazhimi ynë për ta forcuar Policinë dhe institucionet e tjera janë tejet të rëndësishme por edhe prioritet i institucioneve tona, në këto përpjekje të përbashkëta BE-në ka përkushtimin tonë të plotë”.
Sipas saj Kosova nga janari i vitit 2024 do të udhëtojë pa viza pas liberalizmit të vizave.
“A siç e dini pas vonesave të gjata e të padrejta Kosova do jetë më afër BE-së nga janari i vitit tjetër sepse më në fund do hy në fuqi vendimi për vizat”, ka thënë Osmani.



