KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Komisioneri Varhelyi: Kosova gjithmonë e përkushtuar për përafrim me BE-në
Politikë

Komisioneri Varhelyi: Kosova gjithmonë e përkushtuar për përafrim me BE-në

Kosova News
Kosova News 13:56 -25/05/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioneri për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi ka thënë të enjten  se nga Kosova vjen gjithmonë mesazhi i qartë i përkushtimit drejt BE-së.

Ai ka përmendur pak edhe dialogun, duke thënë se palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet e dakorduara.

“Qëllimi i vizitës nuk është t’ua përkujtoj, por të gjitha palët duhet t’i zbatojnë marrëveshjet që janë dakorduar, përfshirë ato të vitit 2013 e 2015 për themelimin e Asociacionit”.

Varhelyi ka shtuar se reformat duhet të vazhdojnë dhe të zbatohen.

“Nëse ka një mesazh të qartë që vjen gjithmonë nga Prishtina dhe Kosova është se shumë e përkushtuar sa i përket përafrimit me BE-në. Keni treguar angazhim dhe mbështetje në vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë. Diskutuam çështjen e reformave, dhe të arriturat në gjashtë vitet e fundit. Reformat duhet të jenë të vazhdueshme dhe të zbatueshme, duhet një regjistër i tyre. Mirëpresim angazhimin e qeverisë për përmirësimin e sistemit të drejtësisë, në luftën kundër korrupsionit. Duhet luftimi i nivelit të lartë të korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kosova është në fazë të hershme sa i përket adresimit të këtyre çështjeve. Kosova është vend strategjik për tërheqjen e bizneseve por për këtë duhet krijuar kushtet e volitshme. Po ashtu dhuna ndaj mediave e presionet duhet të ndalen”.

Kurse presidentja e Kosovë, Vjosa Osmani, pas takimit me Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian, Oliver Varhleyi ne konferencën për media ka thënë se janë duke punuar dhe forcuar bashkëpunimin me BE dhe rrugën drejtë Bashkimit Evropian.

“Vendi ynë që nga fillimi i luftës brutale të Rusisë kundër Ukrainës ka vendosur sanksione dhe ka ofruar ndihmë, dhe do vazhdojë përpjekjet tona për ta mbrojtur demokracinë dhe vlerat që na bashkojnë”, ka deklaruar Osmani gjatë konferencës për media.

Ajo ka bërë sot të ditur për mbështetjen prej 6.5 milionë euro ndihmë nga Bashkimi Evropian për sundimin e Ligjit.

“Meqë sot do t’i bashkoheni institucioneve tona për ta filluar edhe zyrtarisht programin  për çështje të brendshme BE-Kosovë ju shpreh mirënjohjen tonë Bashkimit Evropian për përpjekjet në këtë drejtim dhe mbështetjen prej 6.5 milionë euro shtesë në mbështetje të përpjekjeve tona për sundim të ligjit. Sundimi i ligjit nuk është vetëm prioritet në letër por angazhimit i të gjithë liderëve institucional dhe i punës sime si presidente e Kosovës”, tha mes tjerash Osmani.

Presidentja Osmani: Kosova do jetë më afër BE-së nga janari i vitit tjetër- sundimi i ligjin nuk është prioritet vetëm në letër  

Gjithashtu lexoni:

Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”

Panairi në Lucernë/ Kusari-Lila prezanton mundësitë e investimeve në Kosovë

Thaçit i vazhdohet paraburgimi deri në korrik

VV-ja shkon në 51 ulëse, e pëson AAK-ja

Osmani i ankohet TRT-së së Erdoganit: Nuk tolerohet askush që dëshiron ta kontrollojë gjithçka

Kosova News 25/05/2023 25/05/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
11°C
Pristina
clear sky
13° _ 11°
83%
1 km/h
Sun
26 °C
Mon
26 °C
Tue
25 °C
Wed
28 °C
Thu
25 °C

Lajmet e Fundit

Kupa e Botës 2026, vidhen pajisjet e kombëtares së Anglisë në Kansas City. Policia bën dy arrestime
23:38 -13/06/2026
Një rrugë në Kanada merr emrin “Dardania Drive”
23:34 -13/06/2026
Ndalet Zvicra, Katari merr pikën e saj të parë historike
23:30 -13/06/2026
73-vjeçarja e goditur nga automjeti në Mitrovicë në gjendje të rëndë, flasin nga QKUK-ja
23:28 -13/06/2026
KEDS-i punon nesër në rrjet, reduktime në këto lokalitete
23:24 -13/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?