KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të propozojnë emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së
Politikë

Presidentja Osmani kërkon nga partitë politike të propozojnë emrat për anëtarë të rinj të KQZ-së

KosovaNewss
KosovaNewss 18:28 -24/04/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja Vjosa Osmani iu ka kërkuar partive politike që t’i propozojnë emrat për anëtarë të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve.

Osmani tashmë ua ka dërguar një shkresë grupeve parlamentare që janë regjistruar në Kuvendin e Kosovës.

Në këtë shkresë, shefja e shtetit ka kërkuar nga partitë politike propozimet e tyre të dërgohen në Presidencë brenda afateve ligjore.

Sipas Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Kosovë, mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve për Kuvendin e Kosovës.

Me këtë rast, ligji e obligon presidenten që jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend të ua kërkojë grupeve parlamentare propozimet për anëtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, njofton Klankosova.tv.

Në nenin 61 i këtij ligji, ku flitet për mandatin dhe emërimin e anëtarëve të KQZ-së, jepen detaje për këtë çështje.

“Presidenti i Republikës së Kosovës, bazuar në rezultatet që kanë dalur nga zgjedhjet e përgjithshme, jo më vonë se 30 ditë pas certifikimit të zgjedhjeve për Kuvend, u kërkon grupeve parlamentare/subjekteve politike që të propozojnë me shkrim kandidatët për anëtar të KQZ”, thuhet në paragrafin 6 të këtij neni.

Tutje, në këtë nen specifikohet se brenda çfarë periudhe kohore partitë politike duhet t`i përgjigjen presidentes Osmani.

“Grupet parlamentare/subjektet politike brenda afatit prej shtatë (7) ditësh i dërgojnë propozimet e tyre dhe emërimi nga Presidenti bëhet brenda pesë (5) ditësh nga dërgimi i propozimeve”, thuhet më tutje.

Mandati i anëtarëve të KQZ-së është i lidhur me mandatin e ciklit zgjedhor dhe në parim fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë (60) ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend.

Fillimi i mandatit sipas këtij neni, nënkupton përfundimin e mandatit paraprak.

Rezultatin e zgjedhjeve të 9 shkurtit, KQZ-ja e ka certifkuar më 27 mars.

Gjithashtu lexoni:

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

BE kërkon kompromis, thirrje për formim të shpejtë të institucioneve

Terras: Dalja e ulët në zgjedhje tregon se njerëzit janë te frustruar me kaosin politik – duhet bashkëpunim mes partive

Adriana Matoshi thumbon Vjosa Osmanin: Nëse bëhem deputete, nuk të votoj presidente

Kurti në vizitë zyrtare në Austri

KosovaNewss 24/04/2025 24/04/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Dyshohet se i fshehu 6 fletëvotime të paplotësuara, kërkohet paraburgim për anëtarin e komisionit zgjedhor në Prizren
18:28 -08/06/2026
KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore
17:12 -08/06/2026
Ishte heroi i përmbysjes ndaj Barcelonës, Origi tërhiqet nga futbolli
16:54 -08/06/2026
Rrugës për në Kosovë, Hysaj dhe Shehu “bëjnë” gara me makina
16:30 -08/06/2026
Mashtrim me SMS në emër të bankave, arrestohen dy persona – mbi 50 mijë euro dëme dhe 150 viktima vetëm në rajonin e Prishtinës
16:04 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?