Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani edhe gjatë ditës së sotme do të ketë një takim me përfaqësuesin special të BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të ShBA-ve, Gabriel Escobar.
Sipas njoftimit nga Presidenca, takimi në fjalë nis në orën 14:00.
Njoftimi i Presidencës:
Agjenda mediale e Presidentes Osmani për sot (24 gusht 2022)
Në orën 14:00, Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu pret në takim Përfaqësuesin Special të BE-së për Dialog, Miroslav Lajčák, si dhe të dërguarin e posaçëm për Ballkanin Perëndimor të SHBA-ve, Gabriel Escobar.
Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit.
Vendi: Kabineti i Presidentes;
Mirëpresim ekipet tuaja!


