KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Drenasi me performancë shembullore në vend
Politikë

Presidentja Osmani: Drenasi me performancë shembullore në vend

Kosova News
Kosova News 12:25 -07/06/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani-Sadriu, është pritur nga kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci. Ajo tha se ndjehet krenare me të arriturat e qytetarëve të Drenasit, në veçanti të grave të kësaj komune.

“Drenasi, simbol i qëndresës, i heroizmit, i vendosmërisë së paepur, në Drenasin ku kam kaluar një pjesë të rëndësishme të fëmijërisë sime, si mbesë e Drenasit, mbesë e Drenicës, prej nga kam disa prej kujtimeve më të bukura të jetës”, tha presidentja.

Sipas saj, trimëria që ka treguar kjo komunë dhe gjithë qytetarët e saj, trimëria e heronjve të UÇK-së të atyre që qëndruan të patundur përballë shtypjes serbe dhe atyre që përfunduan me çmimin e tyre përfundimtar me jetën e tyre për lirinë tonë, nuk do të harrohet asnjëherë.

“Trashëgimia e tyre është gdhendur në çdo cep të Drenasit, sikurse në çdo cep të Kosovës, prandaj është frymëzim i yni i vazhdueshëm për një të ardhme më të mirë. Sakrifica e tyre na kujton se liria është më e çmueshmja dhe duhet të ruhet me përkushtim të palëkundur ”, tha Osmani.

Ajo më tej shtoi se Drenasi nuk shquhet vetëm për kontributin për lirinë e Kosovës, ajo, sipas saj po zhvillohet në mënyrë dinamike, duke u bërë një ndër komunat me performancën më shembullore në nivel vendi.

“Përfaqshmi i grave në Drenas është shembull që duhet ndjekur edhe nga institucione tjera. Si prenidente ne do të përkrahim kërkesat e juaja”, tha Osmani.

Kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci tha se kjo komunë ka përfaqësim më të madh të grave të angazhuara nëpër institucione. Lladrovci theksoi se la ende punë për të bërë gjatë qeverisjes së tij.

“ 50% e drejtorive udhëheq nga gratë. Ka shume për të bërë. Arsimi, shëndetësia, ekonomia janë prioriteti ynë”, tha Lladrovci.

Gjatë vizitës në Drenas, presidentja do të takohet me anëtare të Kuvendit Komunal, gra të angazhuara në biznes, arsim, shëndetësi dhe shoqëri civile. Po ashtu,  Osmani do vizitojë edhe Parkun e Biznesit dhe do të qëndroj edhe në shkollën “Xhevë Lladrovci”, në Gllanasellë.

Presidentja Osmani në Drenas, pritet nga kryetari Ramiz Lladrovci

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë

Qeveria e Kosovës mban mbledhje online, merr disa vendime

BE-ja dhe QUINT-i: Kosova të mos pengojë përdorimin e simboleve dhe flamujve kombëtarë të komuniteteve

Kurti: Pushteti nuk është privilegj, por përgjegjësi ndaj qytetarëve

Përfundon rinumërimi në QKN, Elezi: Nëse ka ndonjë gjetje, do të njoftohet Prokuroria

Kosova News 07/06/2024 07/06/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
clear sky
15° _ 15°
79%
1 km/h
Sat
28 °C
Sun
29 °C
Mon
30 °C
Tue
26 °C

Lajmet e Fundit

Kroacia do të shtojë forcat ushtarake në Kosovë
22:44 -19/06/2026
Bulliqi: Llapi gjithmonë në ballë të përpjekjeve për liri e shtetndërtim
21:02 -19/06/2026
Shqipëria merr hua në vlerë 302 milionë dollarë nga ShBA-ja për financimin ushtarak
20:59 -19/06/2026
Arrestohet 57-vjeçari në Han të Elezit, ishte dënuar me 5 vjet burg për sulm seksual
20:21 -19/06/2026
Kosova dhe Shqipëria thellojnë bashkëpunimin për integrimin evropian, mbahet punëtori e përbashkët në Tiranë
20:15 -19/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?