Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, nëpërmjet një pstimi në profilin e tij në Facebook, ka treguar se së bashku me presidenten Osmani janë pritur në takim nga presisdenti i Emirateve të Bashkuara Arabe. Aliu ka thënë se projekte të mëdha të përbashkëta janë duke u identifikuar, për të thelluar bashkëpunimin dhe për të afruar qytetarët.
“Së bashku me Presidenten Vjosa Osmani-Sadriu patëm nderin që të pritemi në takim nga Lartëmadhëria e tij, Presidenti i Emirateve, Sheikh Mohamed bin Zayed Al Nahyan.
Mirënjohës Emirateve të Bashkuara Arabe, me të cilët që nga fillimi i vitit kemi filluar bashkëpunimin për COP28 e tani ishim edhe dëshmitar të një organizimi të suksesshëm. Projekte të mëdha të përbashkëta janë duke u identifikuar, për të thelluar bashkëpunimin tonë e për të afruar qytetarët tanë”, ka shkruar ministri Aliu në Facebook.


