Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot, 15 gjyqtarë me mandat fillestar.
Në njoftim, bëhet e ditur se gjyqtarët e rinj para presidentes Osmani janë betua se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.
Presidentja Osmani ka potencuar se integriteti dhe profesionalizmi i gjyqtarëve janë elemente thelbësore për një sistem të drejtësisë që garanton barazi për të gjithë dhe besim qytetar.
