Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë homazhe në nderim të jetës dhe veprimtarisë artistike, të kolosit dhe gjeniut të letrave shqipe, Ismail Kadare.
Osmani ka marrë pjesë në ceremoninë e homazheve që po zhvillohet në Teatrin Kombëtar të Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor në Tiranë.
Në lamtumirën e fundit që po mbahet në Tiranë, pjesëmarrës do të jenë edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti, kryekuvendi Glauk Konjufca dhe personalitete të tjera nga kabineti qeveritar i Kosovës.
Ndërsa nga personalitetet dhe figurat shtetërore të shtetit shqiptar, deri më tani kanë bërë homazhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti shqiptar, Bajram Begaj dhe personalitete nga kabineti qeveritar vendas.
Përndryshe, Kosova me 3 korrik ka shpall ditë zie për nderim të gjeniut, Ismail Kadaresë. E Shqipëria ka dy ditë zie 3 dhe 4 korrik për nderimin e jetës artistike të kolosit Kadare.
Ismail Kadare vdiq të hënën me 1 korrik, në moshën 88 vjeçare, nga një sulm në zemër.