KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja Osmani: Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë për të respektuar obligimet nga marrëveshja e Ohrit
Politikë

Presidentja Osmani: Aleatët t’i bëjnë presion Serbisë për të respektuar obligimet nga marrëveshja e Ohrit

Kosova News
Kosova News 12:53 -26/04/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pas takimit me presidentin e Maqedonisë së Veriut, Stevo Penderovski, ka thënë se votimi i Serbisë kundër anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, është një shkelje flagrante e marrëveshjes së Ohrit dhe normave ndërkombëtare.

Osmani tha se Serbia shkeli marrëveshjen edhe kur ndërhyri në zgjedhjet komunale në katër komunat veriore të vendit.

“Sjellja e tyre të hënën në KE, por edhe lobimi i tyre kundër votimit pro-Kosovës, e ka dëshmuar këtë shkelje flagrante, dhe natyrisht edhe ndërhyrja e tyre e paligjshme në zgjedhjet në Republikë e Kosovës, është shkelje edhe e nenit 2 të kësaj marrëveshje, edhe e normave ndërkombëtare”, tha Osmani në një konferencë të përbashkët me homologun maqedonas.

E para e shtetit i ftoi shtetet aleate që t’i bëjnë Serbisë që të zbatojë atë për të cilën është dakorduar.

“Shpresoj që miqtë dhe aleatët tanë të sigurohen që të bisedojnë gjatë kësaj periudhe, të bëjnë presion mbi Serbinë, në mënyrë që edhe ajo të respektojë obligimet që janë marrë nga ky proces, i cili mendoj se ka qenë një hap i rëndësishëm, ku Kosova trajtohen si palë të barabarta, ku Serbia e njeh sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës, që e ka kontestuar, por nëpërmjet neneve të kësaj marrëveshje, është një njohje de-facto e cila assesi nuk mund të mohohet,  nga cilido njeri që e lexon tekstin e marrëveshjes. Ajo që presim nga ndërmjetësit e BE-së dhe atyre që kanë qenë mbikëqyrës të këtij procesi, është që të kujdesen që ajo që Serbia dekorohet ta bëj, në fakt edhe të zbatohet”, deklaroi presidentja.

Ndërkohë, për takimin e 2 majit mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, Osmani tha se janë përgatitur për çdo pikë të diskutimit dhe se për këtë po zhvillojnë takim të  shumta.

“Më 2 maj Kosova është e përgatitur për çdo pikë. Po bëjmë takime të shumta me kryeministrin, me ministrat, me ekipet tona të cilat po punojnë në idetë që do të prezantohen”.

Pendarovski: Me Osmanin patëm një bisedë kuptimplotë, shkëmbyem mendime mbi temat aktuale

Gjithashtu lexoni:

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve

Pas vdekjes së gruas që u godit nga treni, Trainkos anulon për sot linjat Pejë-Prishtinë

Moti me diell dhe temperatura deri në 36°C

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së: Nderimi i njësive serbe, mohim i krimeve

Tre persona arrestohen në kufirin Maqedoni-Kosovë, u kapen duke ngarkuar mall të kontrabanduar

Kosova News 26/04/2023 26/04/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
18° _ 18°
66%
1 km/h
Mon
33 °C
Tue
34 °C
Wed
36 °C
Thu
36 °C
Fri
34 °C

Lajmet e Fundit

Formimi i institucioneve, Kusari-Lila: Ftesa për LDK-në dhe partitë e tjera pritet brenda pak ditëve, ndoshta edhe orëve
12:06 -03/08/2026
Ekipet e Policisë së Kosovës, EULEX-it dhe IML-së në Jabukë të Zubin-Potokut ku dyshohet për varrezë masive
12:04 -03/08/2026
Apeli vërteton aktgjykimin lirues ndaj të akuzuarit për vrasje në tentativë në një autobus, më 2002
11:39 -03/08/2026
Kosova dhe Gjermania thellojnë bashkëpunimin për investime në energji
11:19 -03/08/2026
Gjendet pa ndjenja në bodrum të një ndërtese në Pejë, ndërron jetë në spital
10:32 -03/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?