KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja hungareze: Situata në Kosovë mund të eskalojë – të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit
Politikë

Presidentja hungareze: Situata në Kosovë mund të eskalojë – të përshpejtohet anëtarësimi i Ballkanit

Kosova News
Kosova News 22:13 -08/06/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Hungarisë, Katalin Novak, ka thënë se nëse diçka ndodhë në Kosovë, situata mund të eskalojë shpejt.

E para e shtetit hungarez, në një intervistë për median zvicerane NZZ, tha po ashtu se udhëheqësit e Kosovës dhe të Serbisë duhet ta kuptojnë se sa fragjile është paqja.

“Nëse diçka ndodh në Kosovë, situata mund të eskalojë shpejt, dhe ne jemi shumë të brengosur dhe shpresojmë që situata do të qetësohet shpejt dhe që të gjithë aktorët ta kuptojnë se sa fragjile është paqja”, deklaroi Novak.

Tutje, presidentja hungareze tha se Bashkimi Evropian duhet të përshpejtojë procesin e anëtarësimit për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

“Natyrisht që vëmendja jonë primare është në Ukrainë, por nuk duhet harruar Ballkanin Perëndimor dhe anëtarësimi i vendeve të rajonit në BE duhet të përshpejtohet”, tha Novak në këtë intervistë.

Novak tha se kishte shenja të “lodhjes nga zgjerimi” në Evropën Perëndimore, por statusi kandidat i Ukrainës dhe Moldavisë nënkuptonte se gjithçka ishte e mundur nëse ekzistonte vullneti politik.

“Megjithatë, kjo nuk duhet të nënkuptojë se vendet e Ballkanit Perëndimor do të duhet të presin që vendet e reja kandidate të arrijnë hapin në mënyrë që ata të mund të bashkohen në të njëjtën kohë”, tha presidentja, duke shtuar se ka “një rrugë shumë të gjatë” përpara për Ukrainën dhe Moldavinë.

Ndër të tjera, duke folur për sanksionet perëndimore ndaj Rusisë, ajo tha se ato më shumë e kanë dëmtuar Hungarinë sesa vetë Rusinë.

“Nëse pranojmë se inflacioni i lartë në Evropë është edhe rezultat i sanksioneve ndaj energjisë, atëherë duhet të mendojmë për alternativa”, tha presidentja hungareze.

Lidhur me të ardhmen e marrëdhënieve hungarezo-ruse, Novak tha se “korniza” që përcakton ato lidhje ishte se Hungaria është anëtare e BE-së dhe NATO-s, “dhe kjo nuk do të ndryshojë”

Gjithashtu lexoni:

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje

Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin

Bajrami: Kurti po na ofron pjesëmarrjen në qeveri, duam presidentin

​Rashiq: S’jam takuar ende me Kurtin, nesër konstituohet kuvendi por s’votohet qeveria

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kosova News 08/06/2023 08/06/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Përfundon takimi i dytë mes Kurtit e Abdixhikut, ende s’ka marrëveshje
17:53 -05/08/2026
Ministrja Pacolli dorëzon tri lëndë në Prokurorinë Themelore për hetim lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pronës publike
17:20 -05/08/2026
Abdixhiku flet pas takimit të GP, tregon se a do të ketë sot takim me Kurtin
16:07 -05/08/2026
Aliu pas intervistimit në Prokurori: Kam vepruar në përputhje me ligjin, ndihem i lehtësuar
15:32 -05/08/2026
Kurti përuron rrugën Shipashnicë–Desivojcë–Terstenë, investim 3.2 milionë €
15:17 -05/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?