Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani po vazhdon edhe sot viziten për diten e dytë me radhë në shtetin aziatik të Tajlandës. Ajo sot ishte pjesmarrëse në tryezen e karakterit ekonomik e cila është e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës.
“Në kuadër të vizitës në Tajlandë u mbajt tryeza e karakterit ekonomik e organizuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në bashkëpunim me Këshillin Diplomatik, Odën Ekonomike Tajlandeze dhe Bordin e Tregtisë së Tajlandës që ka 115,417 anëtarë dhe përfaqëson mijëra biznese. Në prezencë të bizneseve e shoqatave nga Tajlanda, në mesin e të cilave disa nga kompanitë më të suksesshme aziatike në fushën e energjisë, ICT, tekstilit, arsimit e turizmit, diskutuam për mundësitë e tërheqjes së investitorëve nga ky shtet, si dhe rritjen e shkëmbimeve tregtare në mes të dy vendeve.
Gjatë vizitës, delegacionit iu bashkua edhe drejtori ekzekutiv i Odës Ekonomike Amerikane, z.Arian Zeka, i cili bëri prezentimin për potencialin ekonomik të Kosovës para bizneseve tajlandeze.” Ka shkruar presidentja Osmani në faqen e saj zyrtare.
