Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti janë kthyer në Kosovë pas qëndrimit disa ditorë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Qytetarët kanë dërguar pamje brenda aeroplanit nga Vjena për në Kosovë në të cilin gjenden edhe Osmani e Kurti.
Osmani e Kurti kthehen nga vizita zyrtare në ShBA, ku qëndruan për disa ditë për nënshkrimin e marrëveshjes me Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC) në vlerë prej 236.7 milionë euro e që është e fokusuar në sektorin e energjisë.



