Sonte presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy ka arritur në Shqipëri.
Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka shkruar në ‘Facebook”, për arritjen e Zelensky në Shqipëri.
Ndryshe Samiti Ukrainë-Evropa Juglindore do të zhvillohet në datat 28 dhe 29 shkurt në Pallatin e Kongreseve, ku do të marrin pjesë 13 shtete të Evropës Juglindore të përfaqësuar në nivel kryeministrash.
Në këtë samit Kosovën do ta do ta përfaqësojë presidentja e vendit, Vjosa Osmani, raporton RTKlive.
Sipas agjendës zyrtare të shpërndarë nga Kryeministria në orën 09:00, Presidenti Zelenskyy do të mirëpritet nga Kryeministri Rama, në Kryeministri.
Më pas Kryeministri Rama do të zhvillojë një takim kokë më kokë me Presidentin e Ukrainës Zelenskyy.
Në 9:30 do të zhvillohet takimi bilateral mes dy delegacioneve.
Ndërsa në orën 10:10 do të bëhet firmosja e marrëveshjes mes Shqipërisë dhe Ukrainës.
Më pas në orën 11 do të jetë mbërritja e liderëve në Pallatin e Kongreseve.
Në 11:30, Kryeministri Edi Rama dhe Presidenti i Ukrainës,Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë fjalët hapëse të Sesionit.
Në orën 13:00 do të bëhet Foto Familjare.
Ndërsa në 13:30 Kryeministri Rama dhe Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenskyy do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp


