KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti Biden nga Izraeli: Duket se sulmi-shpërthimi në Gazë është shkaktuar nga pala tjetër
Botë

Presidenti Biden nga Izraeli: Duket se sulmi-shpërthimi në Gazë është shkaktuar nga pala tjetër

Kosova News
Kosova News 11:29 -18/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti amerikan, Joe Biden, të mërkurën nisi vizitën në Izrael në një përpjekje diplomatike që lufta me Hamasin të mos shndërrohet në një konflikt më të gjerë, një sfidë që është bërë më e vështirë pasi zemërimi u rrit në mbarë Lindjen e Mesme lidhur me një shpërthim që vrau qindra persona në një spital në Rripin e Gazës.

Në Izrael, Biden tha se shpërthimi që vrau qindra persona në spitalin në Rripin e Gazës duket se nuk është shkaktuar nga Izraeli.

“Bazuar në atë që kemi parë, duket se [shpërthimi] u krye nga një ekip tjetër, e jo ju”, tha Biden, gjatë takimit me Netanyahun.

Por, presidenti amerikan tha se kishte “shumë njerëz atje” që nuk ishin të sigurt se çfarë e shkaktoi shpërthimin.

- Reklamë -

Biden tha se SHBA-ja e ka bërë të qartë se qëndron me Izraelin, “por, doja që të vija personalisht ta bëja të qartë këtë”.

Lideri amerikan tha se shteti i tij do të sigurohet që Izraeli të ketë mjetet e duhura për të vazhduar që t’iu përgjigjet sulmeve të militantëve të Hamasit.

“Hamasi nuk përfaqëson popullin palestinez dhe gjithmonë u ka sjellë atyre dhimbje”, tha ai.

Ndërkaq, kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, falënderoi SHBA-në për mbështetjen. Po ashtu, ai sërish krahasoi militantët e Hamasit me grupin militant, Shteti Islamik (IS).

Fillimisht, Biden ishte paraparë të vizitonte edhe Jordaninë, por takimet e tij me liderët arabë janë anuluar teksa ai u nis nga Uashingtoni.

Pamje dramatike/ 500 të vdekur nga bombardimi i spitalit të Gazës – Palestina fajëson Izraelin, ky i fundit mohon bombardimin

Tani Biden do të qëndrojë vetëm në Izrael. Izraeli është duke u përgatitur për një pushtim të mundshëm tokësor të Gazës në përgjigje të sulmeve të grupit militant palestinez, Hamas, që kanë lënë të vrarë 1.400 izraelitë.

Zëdhënësi i sigurisë kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, u tha gazetarëve që po udhëtonin me ekipin e Bidenit për në Izrael se presidenti amerikan “dëshiron të marrë qëndrimin izraelit për situatën në terren” dhe “do të bëjë disa pyetje të vëshira”.

“Ai do t’i pyes ata si një mik”, shtoi Kirby.

Presidenti amerikan po ashtu pritet të takohet me ekipet e emergjencave dhe me familjarët e viktimave dhe të pengjeve që janë marrë nga Hamasi gjatë sulmeve të militantëve në Izrael.

Pothuajse 2.800 palestinezë raportohet se janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gazë. Edhe 1.200 persona besohet se kanë mbetur të bllokuar nën rrënoja, të gjallë apo të vdekur, kanë thënë autoritetet shëndetësore.

Këto shifra nuk përfshijnë edhe viktimat e shpërthimit të së martës në spitalin Al-Ahli. Ende nuk është përcaktuar shkaku i shpërthimit.

Ministria e Shëndetësisë në Gazë, territor që kontrollohet nga Hamasi, tha se një sulm ajror izraelit goditi spitalin. Ushtria izraelite mohoi përfshirjen dhe tha se një sulm i dështuar me raketë nga grupi militant palestinez, Xhihadi Islamik, ishte përgjegjës për sulmin. Megjithatë, ky grup ka mohuar përgjegjësinë.

Pas shpërthimit, Biden tha përmes një deklarate se ishte “i zemëruar dhe thellësisht i pikëlluar nga shpërthimi në spitalin Al-Ahli në Gazë dhe për humbjen e tmerrshme të jetës si rezultat i shpërthimit”. Ai po ashtu tha se “kam udhëzuar ekipin tim të sigurisë kombëtare për të vazhduar mbledhjen e informacioneve lidhur me atë se çfarë ndodhi saktësisht”.

Protestat mbërthyen mbarë rajonin pas vdekjeve të raportuara në spitalin e Gazës, në të cilin po trajtoheshin palestinezët e plagosur dhe ku gjendeshin edhe civilë të tjerë që po strehoheshin nga luftimet.

Qindra palestinezë protestuan në qytetet kryesore në Bregun Perëndimor, përfshirë edhe në Ramallah. Protesta janë mbajtur edhe në Bejrut dhe Aman, ku turma të zemëruara u mblodhën para ndërtesave të ambasadave izraelite.

Zemërimi për shpërthimin në spitali bëri që Bidenit t’i aludohej vizita në Jordani, ku Mbreti Abdullah II kishte planifikuar të ishte nikoqir i një takimi me presidentin e Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, dhe presidentit egjiptian, Abdel Fattah el-Sissi. Por, Abbas u tërhoq nga takimi në shenjë proteste dhe më pas samiti u anulua.

Kirby tha se ishte një vendim i “përbashkët” i Jordanisë dhe SHBA-së për të anuluar takimet e presidentit Biden në këtë shtet. Ai tha se lideri amerikan do të ketë mundësi të bisedojë me liderët arabë përmes telefonit kur të kthehet në Uashington.

Vizita e liderit amerikan në Izrael përkon edhe me rritjen e shqetësimeve humanitare në Gazë, territor ku Izraeli ka bllokuar dërgesat me ushqim, karburante dhe ujë. Ndërmjetësuesit po tentojnë që të heqin bllokadën dhe që ndihma të arrijë te civilët dhe spitalet.

Gjithashtu lexoni:

Arratisen 2 persona nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, policia i kap dhe i kthen pas grilave

Haxhiu ngushëllon familjet e dy të rinjve kosovarë që humbën jetën në Shëngjin

Costa: Kosovës i duhen institucione të forta, stabile dhe funksionale

Ejup Ahmeti dhe Glauk Konjufca vizitojnë biznese në Lipjan, theksojnë rëndësinë e prodhimit dhe investimeve

Vetëvendosje vazhdon fushatën me tubime në Lipjan dhe Podujevë

Kosova News 18/10/2023 18/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
light rain
15° _ 14°
87%
Thu
19 °C
Fri
24 °C
Sat
25 °C
Sun
27 °C
Mon
25 °C

Lajmet e Fundit

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj dy të dënuarve me nga 15 vjet burgim për dhunim seksual e krime tjera gjatë luftës
13:07 -04/06/2026
Për Maturën Shtetërore deri tash kanë aplikuar 8 mijë maturantë
12:32 -04/06/2026
Metë Shatri takon gratë e lagjes Mati 1, premton angazhim për adresimin e shqetësimeve të tyre
11:55 -04/06/2026
Qytetari i dorëzon policisë telefonin dhe kuletën e gjetur në rrugë
11:51 -04/06/2026
Fillon Java e Dëshmorëve të Hasit
11:37 -04/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?