KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenti Bajram Begaj emëron stafin e kabinetit, publikohen emrat
Rajon

Presidenti Bajram Begaj emëron stafin e kabinetit, publikohen emrat

Kosova News
Kosova News 14:30 -07/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri do të jetë këshilltari ligjor i presidentit të Shqipërisë, Bajram Begaj.

Ky ka qenë një nga emërimet e para që ka bërë kreu i shtetit, i cili po formon skuadrën e tij këshilluese për mandatin e tij 5-vjeçar.

Presidenca ende nuk i ka publikuar përzgjedhjet e Begajt, duke pritur të bëhet ekipi i plotë.

Por ABC News ka mësuar disa prej emrave kyç që do të ndihmojnë kreun e shtetit në ushtrimin e detyrës së tij.

Sekretari i përgjithshëm i Presidencës do të jetë Florjan Kali. Ai e ka mbajtur këtë post më herët në Ministrinë e Mbrojtjes, ku ka bashkëpunuar me presidentin e sotëm, kur Begaj drejtonte ushtrinë shqiptare.

Kabinetin e presidentit do ta drejtojë Eduard Seitaj. Ai ka qenë sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Transporteve në kohën e Edmond Haxhinastos.

Valter Ibrahimi do të jetë Këshilltar Diplomatik, një zyrtar me një karrierë të gjatë që është rekrutuar në Shërbimin e Jashtëm shqiptar në dhjetor 1992.

Fatmir Çela do të jetë një tjetër këshilltar i Presidenti.

Begaj ka ftuar edhe dy gazetare për të ndërtuar ekipin e tij të komunikimit. E para është Lira Çanga, e cila 10 vitet e fundit ka punuar në OSBE. Tjetra, është Alisa Demollari, e cila ka qenë zëdhënëse e disa ministrave në Shëndetësi e Drejtësi, gjatë qeverisjes Rama-Meta.

Presidenti është duke zhvilluar të tjera rekrutime deri në plotësimin e ekipit të tij./abc news

Gjithashtu lexoni:

BE debaton rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet

Pavarësia e ShBA-së, Begaj: Të bashkuar ndaj vlerave demokratike

Qytetarët serbë njohin policen që keqtrajtoi studenten në Fakultetin Juridik, shikoni si u prit nga turma para stacionit në Beograd

SPAK dhe italianët godasin grupin e Suel Çelës, sekuestrohen rreth 4 milionë euro pasuri

Kosova News 07/08/2022 07/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Kërcënim me bombë në ambientet e Kuvendit të Kosovës – Evakuohen deputetët, stafi dhe gazetarët
11:36 -05/07/2025
Arrestohen dy burra në Fushë Kosovë, dyshohet se organizonin lojëra të fatit në lokalin e tyre
10:41 -05/07/2025
Arrestohet i dyshuari për detyrim dhe paraqitje të rreme, sekuestrohen armë dhe municione
10:34 -05/07/2025
Hamasi jep përgjigje pozitive për planin e armëpushimit
10:24 -05/07/2025
Në Teksas lumi del nga shtrati, të paktën 24 viktima dhe 25 të zhdukur
10:02 -05/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?