KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenca: Osmani nuk do të udhëtojë më përmes Aeroportit të Shkupit
Lajme

Presidenca: Osmani nuk do të udhëtojë më përmes Aeroportit të Shkupit

Kosova News
Kosova News 19:59 -09/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Saga e polemikave mes presidentes Vjosa Osmani dhe autoriteteve maqedonase ka vazhduar edhe të premten. Presidenca ka reaguar pasi Agjencia e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut konstatoi se Aeroporti i Shkupit ka vepruar me Osmanin në bazë të standardeve ndërkombëtare. Në një përgjigje për KOHËN, Presidenca bëri të ditur se Osmani më nuk do të udhëtojë përmes këtij aeroporti.

Presidentja Vjosa Osmani ka vendosur të mos përdorë më Aeroportin e Shkupit për udhëtime jashtë vendit, për aq kohë sa, sipas Presidencës, ky institucion nuk respekton rregullat ndërkombëtare.

Agjencia e Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut konstatoi se Aeroporti nuk shkeli rregullat gjatë trajtimit që Osmani e cilësoi si skandal diplomatik. Në raport theksoi se presidentja e Kosovës ka refuzuar t’u nënshtrohej kontrolleve të caktuara të sigurisë edhe në dy raste të tjera.

Presidenca e mohoi këtë dhe kumtoi vendimin për të mos e përdorur më Aeroportin e Shkupit.

“Të vetmit që kanë bërë shkelje në këtë rast, dhe madje të rëndë, janë autoritetet e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Do të ishte mirë të fillonin të respektonin të njëjtat rregulla që respektohen kudo në botë, të cilat ata fare lehtë do të mund t’i konfirmonin me çdo aeroport në Evropë dhe përtej. Deri atëherë Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit nuk do të përdoret më nga presidentja”, thuhet në përgjigjen e tyre.

E, sipas Agjencisë së Aviacionit Civil të Maqedonisë së Veriut, zyrtarët e Aeroportit të Shkupit kanë vepruar në bazë të standardeve ndërkombëtare në raport me presidenten Osmani.

“Nëse zyrtarët në TAV Maqedoni do të vepronin ndryshe nga rregullat e përcaktuara dhe do të lejonin lëshime dhe shmangie të procedurave të parapara, do të përballeshin me sanksione serioze nga Agjencia e Aviacionit Civil si organ përgjegjës për rregullimin e tyre”, ka thënë ACC-ja.

Por në një reagim të Presidencës përkitazi me raportin, është theksuar nga zyrtarët maqedonas se janë shkelur rregullat ndërkombëtare. Sipas Presidencës, pas incidentit të fundit Osmani nuk është kthyer nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, meqë ekipi i saj ka vlerësuar se “nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”.

E veprimin e autoriteteve maqedonase e arsyetoi ekspertja e aviacionit në Montreal të Kanadasë, Ruxandra Botez. Por, theksoi se qasja e demonstruar në këtë rast vlen kur aeroporti përdoret si tranzit.

“Në këtë rast ajo është dashur të kontrollohej si të gjithë qytetarët e tjerë, besoj (edhe nëse vendet janë aq afër njëra-tjetrës dhe do të prisnim që të gjithë në Maqedoninë Veriore ta njihnin presidentin e Kosovës). Nga ana tjetër, sigurisht që ka rregulla të ndryshme për zyrtarët (Konventa e Vjenës për Marrëdhëniet Diplomatike) kundrejt pasagjerëve jozyrtarë. Unë besoj se nëse zyrtarët nuk udhëtojnë ‘zyrtarisht’ në një vend (edhe gjatë një ndalese), ata mund të mos trajtohen si ‘zyrtarë’… dhe mund të trajtohen si pasagjerët e tjerë”, u shpreh Botez.

E, në lidhje me praktikat që aplikohen në Kosovë, nuk është marrë përgjigje nga Aeroporti i Prishtinës. Ndërkaq zyrtarë të Aviacionit Civil kanë udhëzuar që për këtë çështje të merren informacione në Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe në Departamentin e Protokollit të Shtetit, por as këto institucione nuk kanë kthyer përgjigje.

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat

Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja

Shtohen destinacione të reja nga Aeroporti i Prishtinës

KQZ tregon hapat e radhës: Ankesa, rezultate finale dhe rinumërim deri në 10% të vendvotimeve

Publikohen çmimet e derivateve për sot

Kosova News 09/08/2024 09/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
overcast clouds
13° _ 13°
79%
1 km/h
Tue
28 °C
Wed
27 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat
19:54 -16/06/2026
Cakolli: VV-ja pritet ta marrë ulësen e 53-të, garë e ngushtë ndërmjet PDK-së dhe LDK-së për një mandat
19:03 -16/06/2026
Ministria e Mbrojtjes merr vlerësim të mirë nga ZKA-ja
18:59 -16/06/2026
Ndahen 300 mijë euro për ujësjellësin në Gjakovë, përfitojnë gjashtë fshatra
18:41 -16/06/2026
Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje
18:37 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?