Shefi i stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, është larguar nga pozita që mbahte dhe këtë e ka konfirmuar tashmë edhe zyrtarisht Presidenca.
Në një postim në Facebook, Presidenca ka thënë se Vela ka përfunduar angazhimin e tij për t’iu kthyer angazhimit profesional e familjar.
“Presidentja Osmani e ka falënderuar Velën për angazhimin e deritashëm dhe i ka uruar sukses në angazhimet e mëtejme”, thuhet në deklaratë.


