KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenca: Incidenti i djeshëm në Shkup ishte provokim i pastër, që po përdoret për propagandë nga Maqedonia e Veriut
Politikë

Presidenca: Incidenti i djeshëm në Shkup ishte provokim i pastër, që po përdoret për propagandë nga Maqedonia e Veriut

Kosova News
Kosova News 18:53 -02/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenca e Kosovës i ka quajtur të papranueshme deklarimet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Maqedonisë lidhur me incidentin, me të cilin u përballë dje presidentja Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit. Sipas Presidencës, situata e djeshme nuk mund të shpjegohet e as të vlerësohet ndryshe, përveçse një provokim i pastër dhe tendencë për të shkaktuar incident.

Në reagimin e Presidencës thuhet se në vend të kërkimfaljes, MPB e Maqedonisë së Veriut ka arsyetuar në tërësi kërkesën e sigurimit të aeroportit për ta marrë dhe për ta vendosur në skaner telefonin personal të Presidentes së Republikës së Kosovës, i cili përdoret nga kreu i shtetit edhe për komunikime zyrtare për çështje të sigurisë nacionale.

“Në fakt sot edhe a Aeroporti i Shkupit,  por edhe vet MPB e Maqedonisë pranuan se urdhëri ishte dhënë nga MPB e Maqedonisë së Veriut për një kontrollë të tillë, i cili bie ndesh në tërësi me rregullat e trajtimit të krerëve të shtetit sipas praktikave diplomatike”, thuhet në reagim.

Presidenca përmes një reagimi të gjatë të publikuar në faqen zyrtare ka sqaruar se si ka ndodhur e gjithë situata, duke sqaruar me fillim se pala maqedonase ka qenë paraprakisht e njoftuar zyrtarisht për udhëtimin e Presidentes në përputhje me praktikat diplomatike.

Në reagim thuhet se nuk është e vërtetë se Presidentja nuk ka pranuar ta skanojë çantën e saj të dorës.

“E para, Presidentja nuk ka pasur bagazh siç propagandohet në reagime të shumta në media, në Maqedoninë e Veriut. Pra, është gënjeshtër se ajo ka refuzuar t’i kontrollohet bagazhi. Ajo ka pasur një çantë të dorës personale të cilën menjëherë e ka vendosur në skaner, edhe pse sigurimi, sipas praktikave e konventave ndërkombëtare, nuk kishte të drejtë të kërkonte një gjë të tillë. E vetmja gjë që Presidentja nuk ka pranuar ta dorëzojë ka qenë telefoni i saj”, theksohet në reagim.

Pretendimet se kishte diçka të dyshimtë në çantë, Presidenca i ka cilësuar skandaloze.

“Jo vetëm se është një e pavertëtë e madhe, por kjo njëkohësisht është akuza më e rëndë dhe propaganda më e rëndë e bërë ndonjëherë nga media në Maqedoni të Veriut në drejtim të Republikës së Kosovës. Edhe më skandaloze është deklarata e sotme e MPB-së, se kinse ministri i brendshëm i Maqedonisë së Veriut paska pasur disa informata, të cilat kanë shpier tek kërkesa për kontroll të çantës personale dhe telefonit të Presidentes. Kjo është tendencë e paprecedentë për denigrim jo vetëm të Presidentes, por edhe të shtetit të Kosovës. Maqedonia e Veriut duhet ta ketë parasysh që një propagandë të tillë është duke e bërë kundër një Presidenteje, e cila gjatë gjithë mandatit të saj ka kontribuar vetëm e vetëm në thellimin e raporteve pozitive ndërmjet Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut”.

Tutje thuhet se Kosova nuk lejon asnjëherë që një president i një shteti tjetër të trajtohet në mënyrë të tillë jodinjitoze e arrogante dhe të kërkohet t’i merret telefoni personal për vendosje në skanerë.

“ Një gjë e tillë është jashtë çdo praktike dhe bie ndesh me protokollet e sigurisë dhe praktikat ndërkombëtare, duke qenë se telefoni i Kreut të Shtetit dihet qartë se përdoret për komunikim zyrtar, përfshirë edhe për çështje të sigurisë. Në kundërshtim me këto standarde ishte edhe kontrolli i çantës së dorës së Presidentes, por ajo përkundër kësaj menjeherë e ka vendosur çantën në skaner”.

Gjithashtu lexoni:

Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit

LVV ushtron kallëzim penal për kryetarin e Prizrenit

Murati: Përparim Rama po rren, buxheti i Prishtinës u vonua nga komuna, jo nga Qeveria

Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë

Lladrovci i bindur: Kandidat për kryetar të Drenasit ka veç një, e ai jam unë

Kosova News 02/08/2024 02/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
24°C
Pristina
clear sky
24° _ 24°
41%
1 km/h
Tue
32 °C
Wed
28 °C
Thu
24 °C
Fri
25 °C
Sat
27 °C

Lajmet e Fundit

Aksident në Qafën e Duhlës, humb jetën një person
09:32 -08/07/2025
Rekord i ri në bujqësi – Mbi 56 milionë euro vlerë gruri në Kosovë këtë vit
09:27 -08/07/2025
Paralajmërimet për stuhi shiu, Komuna e Prishtinës del me njoftim
09:10 -08/07/2025
Ndalohen të dyshuarit për posedim të paautorizuar të armëve
08:51 -08/07/2025
Edhe sot temperatura të larta
08:23 -08/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?