KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidenca i reagon AAC-së: Maqedonia e Veriut ka shkelur rregullat ndërkombëtare
Politikë

Presidenca i reagon AAC-së: Maqedonia e Veriut ka shkelur rregullat ndërkombëtare

Kosova News
Kosova News 12:13 -09/08/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenca ka reaguar pasi Agjencia e Aviacionit Civil e Maqedonisë së Veriut ka konstatuar se shërbimet e aeroportit përgjegjës për kontrollet e sigurisë kanë vepruar sipas rregulloreve ndërkombëtare. 

Në reagimin e Presidencës thuhet se në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim. 

“Në asnjë vend të botës, kreut të shtetit nuk i kërkohet ta dorëzojë telefonin për skanim. Ne shtete të tjera nuk kontrollohet as bagazhi personal e as çanta personale e kreut të shtetit e lëre më telefoni personal. Si Presidencë, kemi përvojë të mjaftueshme edhe me udhëtime të tjera, nuk kemi nevojë ta provojmë, ngase askund, asnjëherë as çanta personale, as valixhja (bagazhi personal) e as telefoni i kreut të shtetit nuk i janë nënshtruar kontrollit”, ka thënë Presidenca. 

Më tej ka shtuar se Maqedonia e Veriut është i vetmi shtet në botë që refuzon të aplikojë “të drejtën ndërkombëtare zakonore dhe konventat ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kreun e shtetit”. 

Presidenca ka theksuar se nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit. 

“Siç kemi deklaruar disa herë, presidentja e ka vendosur në kontroll çanten e saj dhe ajo e ka kaluar skanerin. Çdo deklaratë tjetër është propagandë për qëllime politike. Nuk ka asgjë profesionale në sjelljen e sigurimit që i del përpara kreut të një shteti dhe ia bllokon lëvizjen pasi ta ketë vendosur edhe çantën në skaner. RMV ka shkelur rregullat ndërkombëtare që aplikohen çdokund në botë duke kërkuar skanimin e telefonit të Presidentes së një shteti tjetër, gjë që do të paraqiste potencial për cenim të sigurisë kombëtare. Presidentja nuk është kthyer në Kosovë nëpërmjet Aeroportit të Shkupit, pra ka ndryshuar itinerarin e udhëtimit, sepse ekipi i saj i sigurisë ka vlerësuar se pas propagandës marramendëse nuk ekzistojnë as kushtet bazike të sigurisë për një gjë të tillë”, thuhet në reagim. 

AAC për incidentin ndaj Osmanit: Shërbimet e aeroportit kanë vepruar në mënyrë profesionale dhe i kanë respektuar rregullat

Gjithashtu lexoni:

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna

Arsim Ademi, kandidat i VV-së për kryetar të Vitisë

Ushtarët gjermanë do të qëndrojnë edhe një vit në Kosovë

Qeveria ndan rreth 626 mijë euro për arsimin dhe lobimin institucional për shqiptarët në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë

Kurti: Serbia po mobilizon grupe për një tubim masiv për Vidovdanin në Kosovë

Kosova News 09/08/2024 09/08/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
34°C
Pristina
scattered clouds
34° _ 34°
31%
3 km/h
Fri
35 °C
Sat
28 °C
Sun
30 °C
Mon
33 °C
Tue
34 °C

Lajmet e Fundit

Qeveria merr 13 vendime në mbledhjen e sotme – mbështet mërgatën, shqiptarët në Luginë dhe projektet zhvillimore në komuna
21:55 -27/06/2025
Të shtëna me armë në Prishtinë
21:18 -27/06/2025
Trump: Mund të bombardojmë përsëri Iranin
21:16 -27/06/2025
Raphinha befason me deklaratën për transferimin e mundshëm të Williams tek Barcelona
20:58 -27/06/2025
Republika Demokratike e Kongos dhe Ruanda nënshkruajnë marrëveshje paqeje në një ‘pikë kthese’ pas viteve të luftës
20:32 -27/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?