KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » ​Prekaz: Nis marshi me motoçikleta drejt Hagës
Siguri

​Prekaz: Nis marshi me motoçikleta drejt Hagës

Kosova News
Kosova News 09:59 -15/10/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Bluzat me mbishkrimin “Liria ka emër” i veshën, e edhe motoçikletat i kishin bërë gati për të nisur marshin drejt Hagës.

Motoristët nga Kosova, rrugëtimin drejt qytetit holandez, vendosën ta nisin nga Prekazi historik, duke bërë homazhe te varret e familjes Jashari.
Rreth 150 motoristë shqiptarë nga vende të ndryshme të Kosovës dhe Evropës, në kuadër të platformës “Liria ka emër”, po nisin marshin drejt Hagës me motoçikleta, me thirrjen e vetme për drejtësi për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët po gjykohen në Hagë.

Përfaqësuesi i kësaj platforme, Ismail Tasholli, tha se përmes parakalimit me motoristë në Hagë kërkohet drejtësi.

“Është një marsh simbolik qysh është një thirrje për drejtësi. Qëllimi është që të arrijmë deri në Hagë, atje ta bëjmë një parakalim të motoristëve, pastaj të vazhdojmë në Bruksel, ku kemi përgatitur një kërkesë që drejtësia të jetë transparente”, tha ai.

Bashkëluftëtari, Nasim Haradinaj, tha se ky marsh simbolik është thirrje për drejtësi dhe kërkesë qe procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë sa më shpejt dhe të jetë i drejtë.

“Do të bëjmë vetëm një thirrje – për drejtësi, dhe tjetra  – që sa më shpejt proceset të kryhen drejt. Ne nuk duam të ndikojmë në drejtësi por duam të themi se kjo drejtësi nuk po monitorohet. Prandaj, kjo le të jetë thirrje edhe për ndërkombëtarët, por edhe për qeveritarë dhe gjithë ata njerëz që mendojnë që drejtësia është vlera kryesore. Dhe nëse drejtësia është vlera kryesore, liderët tanë, të gjithë shokët që janë në Hagë, do të na kthehen të pafajshëm. Ajo është fitore për ne dhe fitore më e madhe për Kosovën”, tha ai.

Haradinaj tregoi edhe gjithë rrugëtimin që do ta bëjnë drejt Hagës, bashkë me motoristët.

“Prej këtu shkojmë në Poklek, pastaj Gllogjan e Deçan. Nga Gllogjani do të shkojmë në Koshare, nga Kosharja në Mejë, te masakra e madhe që është bërë atje, të jetë edhe simbol për evropianët, se nganjëherë si duket i kanë harruar masakrat. Nga aty, në Landovicë, meqenëse aty do të kthehet rruga për në Morinë, për në Durrës ku do të jetë trageti dhe në Ankon. Pastaj në Cyrih, ku do të mblidhen motoristë shqiptarë nga Italia, Gjermania, Austria, dhe nga Duseldorfi do të shkojmë në Hagë dhe në Bruksel”, tha ai.

Për t’u dalë në mbështetje ish-krerëve të UÇK-së, që po gjykohen në Hagë, më 17 tetor në Tiranë do të mbahet protestë gjithëkombëtare.

Një tjetër protestë është mbajtur në Hagë, më 14 shtator, një ditë para fillimit të dëgjimit të dëshmitarit të parë të mbrojtjes, ish-ndihmës sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin.

Protesta është mbajtur në afërsi të ndërtesës së Gjykatës Speciale, ku morën pjesë rreth 10 mijë shqiptarë nga e gjithë bota.

Më 3 prill të vitit 2023 në Hagë nisi procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi janë në paraburgim nga nëntori i 2020-tës, nën akuzat për krime lufte.

Gjithashtu lexoni:

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak

Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar

Me plisa në kokë dhe me ushqime tradicionale, kadetët e FSK-së prezantojnë Kosovën në Britani

Kosova, drejt heqjes së tarifave roaming me BE-në

​Policia apel qytetarëve: Krimet e luftës raportoni në Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Luftës

Kosova News 15/10/2025 15/10/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
10°C
Pristina
few clouds
12° _ 10°
89%
1 km/h
Sat
25 °C
Sun
33 °C
Mon
32 °C
Tue
31 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Sekuestrohen mbi 5 mijë boksa cigare në Bërnjak
22:20 -24/07/2026
Zulfaj takon përfaqësuesen e BE-së, diskutojnë për reformat dhe procesin e integrimit evropian
21:29 -24/07/2026
Kurti falënderon ambasadorin suedez në përfundim të mandatit: Suedia ka qenë pranë Kosovës në ditët më të vështira
20:50 -24/07/2026
Policia heton një rast të dyshuar të kanosjes në Prizren, intervistohet një i dyshuar
20:45 -24/07/2026
Konjufca pret në takim lamtumirës ambasadorin turk
20:07 -24/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?