KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prej dy javësh banorët e Bujanit po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë
Ekonomi

Prej dy javësh banorët e Bujanit po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë

Kosova News
Kosova News 16:28 -27/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Rreth 200 familje të fshatit Bujan të Komunës së Lipjanit, prej më shumë se dy javë po përballen me ndërprerje të shpeshta të energjisë elektrike si pasojë e mbingarkesës së madhe të shpenzimit të energjisë.

Banorët kanë thënë se rreth kësaj çështjeje janë ankuar disa herë në KEDS, mirëpo sipas përgjigjeve që kanë marrë banorët duhet ta kursejnë energjinë elektrike derisa sistemi i vjetruar nuk e përballon presionin e madh të energjisë.

Banorët e këtij fshati edhe në të kaluarën patën kërkuar nga KEDS-i që ta sjellin një trafo të re, mirëpo një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Banorët kanë thënë se sa herë që ka defekte në sistemin e energjisë elektrike, KEDS-i intervenon me vonesë.

Afrim Buja, banor i këtij fshati ka thënë se rreth 200 familje sa ka fshati shpeshherë po mbesin pa rrymë me orë të tëra. Sipas tij, kërkesat nuk po shqyrtohen nga KEDS-i për ta sjellë një trafo të re të energjisë elektrike.

“Po bëhen më shumë se dy javë që ne si banorë të fshatit Bujan, po ballafaqohemi me probleme të ndërprerjes së rrymës. Shkaku i kësaj kanë filluar të dëmtohen edhe pajisjet e amvisërisë dhe gjërat ushqimore që i kemi nëpër frigorifer. Ne e kemi vetëm një trafo në fshat andaj në KEDS, më kanë thënë se nuk i përballon 200 shtëpi, ndërkaq kërkesat tona nuk janë shqyrtuar për vendosjen e një trafoje të re e cila i përballon ngarkesës më të madhe”, ka thënë Buja.

Sipas tij, në disa lokalitete të tjera edhe lagjet e tyre kanë përfituar trafo nga KEDS-i, ndërkaq fshati Bujan ka mbetur pas dore sa i përket investimeve kapitale nga KEDS-i, raporton koha.

“Ne kemi kërkuar që një trafo e re të vendoset në pjesën tjetër të fshatit në mënyrë që mos të kemi probleme të tilla. Kërkojmë edhe një herë nga KEDS-i, t’i marrë parasysh kërkesat e tona sepse shpeshherë po ndërpritet rryma shkaku që trafoja ekzistuese nuk po e përballon ngarkesën dhe për këtë arsyeje po shkaktohen edhe defekte. Jemi taksapagues të rregullt, prandaj duhet të kemi edhe ne të drejta tona për të kërkuar shërbime më cilësore”, ka kërkuar Buja.

Ndërkaq, po ashtu edhe Valdet Buja, banor nga ky fshat ka shpjeguar se në të kaluarën ka pasur edhe peticione nga banorët për vendosjen e një trafoje të re, mirëpo deri më tash nuk janë shqyrtuar ato.

“Patëm bërë edhe peticion për këtë çështje por prapë se prapë gjendja është e njëjtë dhe nuk është shqyrtuar ajo kërkesë e jona. Kuptohet se gjatë sezonit dimëror energjia e dobët dhe ndërprerja e saj e vazhdueshme po paraqet telashe për të gjithë”, ka thënë Buja.

Gjithashtu lexoni:

Publikohen pamje nga punimet në rrugën Prizren–Tetovë, projekti që pritet të lehtësojë lidhjen Kosovë–Maqedoni e Veriut

Kurti: Bujqësia në Kosovë po bëhet më moderne dhe më konkurruese, mbi 75 mijë hektarë të mbjella me drithëra

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Kosova News 27/12/2022 27/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

​Komisioni Evropian kujton mbi 8,300 viktimat e gjenocidit në Srebrenicë
14:15 -11/07/2026
​Kolona të gjata në pikë kalimin kufitar Hani i Elezit
14:13 -11/07/2026
Shkrimtari serb rrihet në Beograd shkaku i organizimit të përkujtimit të Srebrenicës
14:11 -11/07/2026
Ministrja Pacolli: Të mbrojmë natyrën nga zjarret
14:09 -11/07/2026
Shpallen në kërkim babë e bir, policia u zbulon parcelën me drogë në fshatin Gështenjë të Kukësit
13:37 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?