KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pozita e opozita kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë, kritikojnë ZRrE-në
Ekonomi

Pozita e opozita kundërshtojnë shtrenjtimin e energjisë, kritikojnë ZRrE-në

Kosova News
Kosova News 11:13 -30/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë po raporton në Komisionin Parlamentar për Ekonomi lidhur me planin e performancës për vitin 2023.

Me këtë rast, deputetë të partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje dhe ata të opozitës kanë ngritur kritika për paralajmërimet e ngritjes së tarifave të energjisë elektrike nga 1 prilli.

Deputeti i LVV-së, Driton Hyseni ka thënë se performanca jo e mirë e operatorëve të energjisë ka ndikuar në rritjen e tarifave të energjisë elektrike.

Hyseni ka kërkuar informacione nga bordi i ZRrE-së në lidhje me masat që kanë paraparë në rast se vazhdon kriza energjetike në vend.

“Performanca e operatorëve ka qenë jo e mirë prandaj janë gjobitur operatorët. Tani kjo po bie në barrë të qytetarëve me rritjen e çmimit të energjisë. A keni skenarë tjerë që mund të aplikoni në rast vazhdimi të krizës në vend? Rishqyrtimi i tarifave është puna më e lehtë dhe që me më së qejfi po e bënë ZRRE”, tha ai.

Por, pretendimet e deputetit Hyseni i kundërshtoi kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fejzullahu.

Ai tha se shtrenjtimi i tarifave të energjisë po bëhet për shkak se është rritur kostoja e importit.

“Në rritjen e tarifave ka ndikuar kosto e importit e cila është më e lartë se që është parashikuar. Menaxhimi i krizës i takon Ministrisë së Ekonomisë. Operatorët tjerë bashkë me rregullatorin janë pjesë e komitetit dhe ne do ta ofrojmë gatishmërinë tonë në menaxhimin e krizave”, deklaroi ai.

Kritika për ngritjen e çmimeve të energjisë ngriti edhe deputeti i AAK-së, Pal Lekaj.

“Në vitin 2023 të vini deri te rritja e çmimit të energjisë është e pakuptimtë dhe nuk e keni pas për bazë fare gjendjen ekonomike e pagat e ulëta. Po e bëni një gabim trashanik që të vini prapë te shtrenjtimi i energjisë”, tha ai.

Bordi i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE), në mbledhjen e cila është paraparë të mbahet sot në orën 15:00, pritet të marrë vendim për tarifat e reja të energjisë elektrike.

Bazuar në vendimin që ZRRE-ja e ka marr një javë më parë, me të cilin ka miratuar të hyrat maksimale të lejuara për KESCO-n në vlerë prej 400 milionë eurosh, tarifat e energjisë elektrike, nga muaji prill, pritet të rriten rreth 15 për qind.

Kryesuesi i Bordit të ZRrE-së, Ymer Fajzullahu, javën që shkoj ka theksuar se rritja e tarifave do të shpërndahet te të gjitha kategoritë e konsumatorëve.

Në komentet që ka dorëzuar në ZRrE, Qeveria ka propozuar që tarifat e konsumatorëve të amvisërisë të mbeten të njëjta, e rritja potenciale t’i prekë bizneset, veçmas ato të mëdhatë.

Ndërsa Presidenca ka rekomanduar që të mos rriten tarifat dhe ka propozuar që kostoja shtesë e operatorëve, e diktuar nga importi, të mbulohet përmes pakos prej 75 milionë eurosh, të ndara nga Bashkimi Evropian.

Gjithashtu lexoni:

Berisha, pas takimit me Osmanin: Kemi qenë konstruktivë nga fillimi, nuk përulemi ndaj askujt

Ziadeh takohet me Sorensen, e vazhdon mbështetjen për dialogun

Kurti takon deputetët britanikë, diskutojnë për marrëdhëniet bilaterale dhe bashkëpunimin ekonomik e tregtar

Osmani dhe Arifi bisedojnë për konstituimin e Kuvendit

KEK reagon ndaj dezinformatave: Projekti A3 nuk është anuluar, por pezulluar përkohësisht

Kosova News 30/03/2023 30/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
clear sky
19° _ 18°
48%
1 km/h
Sat
36 °C
Sun
37 °C
Mon
37 °C
Tue
36 °C
Wed
19 °C

Lajmet e Fundit

Shtypi gjerman: Autokracia në Serbi po lëkundet
22:49 -04/07/2025
Arrestohen 15 persona në Mitrovicë, parandalohet përleshja ndërmjet dy grupeve
22:46 -04/07/2025
Kyle Walker befason me skuadrën e re
22:03 -04/07/2025
Kurti dhe Nagavci vizitojnë kampin edukativ me fëmijë të komunitetit rom, ashkali dhe egjiptian
21:21 -04/07/2025
Osmani: Kosova feston krah për krah me Amerikën, aleatin tonë më të madh
20:11 -04/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?