Portieri Daniel Peretz do të jetë pjesë e skuadrës së Bayern Munichut, ka njoftuar të mërkurën “Sky Sport Germany”.
Bëhet e ditur se Bayerni ka arritur marrëveshje me Maccabi Tel Avivin për 23-vjeçarin, i cili këtë javë do të prezantohet te skuadra bavareze.
Peretz të enjten mbrëma do ta zhvilloj ndeshjen e fundit për Maccabin, përpara se t’i bashkohet Bayernit. Ai me Bayernin do të firmos kontratë pesëvjeçare, ndërsa Maccabi do të përfitoj 5 milionë euro nga shitja e tij. Peretz prej vitit 2020 është pjesë e Maccabit, ndërsa vitin e shkuar ka debutuar edhe me Përfaqësuesen e Izraelit. Ai te Bayerni do ta sfidoj Sven Ulreichin për një vend titullari derisa të rikthehet Manuel Neueri nga lëndimi.


