Kryeministri shqiptar Edi Rama së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama kanë votuar rreth orës 11:00 në qendrën e votimit në Surrel.
Ai tha se ky është momenti kur qytetarët do duhet të thonë fjalën e tyre, e ndërsa shtoi se uron që votuesit të mos dekurajohen për shkak të problemeve të identifikimit elektronik.
“Besoj që janë thënë të gjitha, tani është momenti i qytetarëve të thonë fjalën e tyre. Uroj që situata e krijuar nga KQZ të mos ketë ndikuar në dekurajimin e atyre që kanë shkuar të votojnë që në fillim në ato zona, ku nuk punuan aparaturat dhe që të gjithë ata që mund të jenë dekorajuar herën e parë të rikthehen, që vullneti të shprehet i plotë në të gjithë Shqipërinë.
Ndalur te akuzat e thëna nga ish kryeministri Sali Berisha ku tha se kanë qenë “hackerat qeveritar që ndikuan te pajisjet elektronike”, Rama zgjodhi të mos komentonte.
“Dhe unë duhet t’i përgjigjem kësaj?”, tha Rama.



