Sot do të mbahen zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje.
Qendrat e vendvotimeve do të hapen në orën 10:00 dhe do të mbyllen në orën 19:00.
Në 43 Qendra të Lëvizjes Vetëvendosje mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të LVV-së, Kryetare të GVV-së dhe Kryetar të RVV-së, ndërkaq në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, që aktualisht është kryeministër i vendit, Albin Kurti në një deklaratë me shkrim, ditën e 25 shtatorit e ka quajtur ditë të demokracisë në Vetëvendosje, kjo për shkak se këtë të diele do të jenë zgjedhjet e brendshme të kësaj partie, raporton KosovaNews.
“Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë”, ka thënë të premten kreu i Vetëvendosjes e kryeministri, Albin Kurti.
Në linkun e mëposhtëm gjeni qendrat e vendvotimeve: