LDK ka kritikuar sot Qeverinë e Kosovës për çështjen e reciprocitetit me Serbinë. Por ndaj këtyre kritikave i menjëhershëm ka qenë reagimi i partisë që sot qeverisë me vendin, Lëvizjes Vetëvendosje.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes, Arlind Manxhuka ka thënë se deri sa LDK flet për reciprocitet sot, duhet kujtuar vendimin e saj të parë që bëri sapo rrëzuan Qeverinë Kurti I.
Ai ia kujtoi LDK-së se vendimin e parë të saj në qeverisjen e saj me kryeministër Avdullah Hoti, ishte heqja e reciprocitetit ndaj Serbisë.

Lidhja Demokratike e Kosovës përkundër veprimeve të saj sa ishte në qeverisje, sot e ka kritikuar Qeveria e Kosovës për siç thonë mashtrim të qytetarëve.
Sipas kësaj partie opozitare, Lëvizja Vetëvendosje kishte premtuar reciprocitet me Serbinë, porse sipas saj, realiteti është se ka pasur rekord të importit nga ky vend.