KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Vazhdojnë përplasjet – Rama i drejtohet Berishës: Çoji naftë Millos
Politikë

Vazhdojnë përplasjet – Rama i drejtohet Berishës: Çoji naftë Millos

Kosova News
Kosova News 14:33 -21/07/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Në seancën e Kuvendit të Shqipërisë po vazhdojnë përplasjet derisa po diskutohet për rezolutë kundër asaj të Dick Martyt.

Kryeministri Edi Rama gjatë diskutimeve për projektrezolutën akuzoi sërish ish-presidentin e Shqipërisë, Sali Berisha, se ka furnizuar me naftë Sllobodan Millosheviçin gjatë kohës së luftës në Kosovë.

“Historia tregon që ju e furnizuat Sllobodan Millosheviçin, ju, nuk e ka furnizuar Partia Socialiste. A ka ikur ajo? Ajo nuk ikën kurrë sepse historia nuk ikën kurrë, të del përpara. E pe si të del përpara historia? Mblidhet e mblidhet dhe del dhe thotë se je i padëshirueshëm, non grata. Mbaroi historia jote, ik tani. Se vjen historia përpara, mblidhen gjërat. Çoji naftë Millos atje, çohu këtej dhe bëje Hashim Thaçin dhe UÇK terrorist marksist-leninist terrorist dhe kush i bën? Ne emër të kujt? Dil këtej nga ana tjetër dhe bëj çorapin çorap, futu andej dhe kthehej Shqipërinë në pronë private edhe vjen historia përpara dhe thotë ‘prit mor vëlla, se ti je i fortë shumë , o bajraktar po historia është më e fortë se ty’ dhe ja si vjen”, tha Rama.

Kryeministri shqiptar tha se Berisha nuk e tha asnjë fjalë për Dik Marty, asnjë fjalë për trafikun e qenieve njerëzore dhe asnjë fjalë për Hashim Thaçin.

Ai shtoi se lufta e UÇK-së mbrohet duke e ngritur zërin në Evropë kundër raportit të Martyt dhe jo duke thënë se shqiptarët janë mafie.

“Krenarë për luftën”. Si krenarë? Çfarë krenarie keni ju për luftën kur ju nuk keni kurajë të respektoni komandantin e UÇK-së? Çfarë jeni ju? Jo atje, por në rrethin e nëntë të ferrit të jetë Hashim Thaçi, ju të gjithë dhe bashkë me ne të gjithë duhet të ngriheni në këmbë sa herë t’i përmendet emri. Çfarë jeni ju, për çfarë jeni krenarë ju? Për bacën Adem? Bacën Adem hajde mbrojeni këtu duke i dalë për zot Shqipërisë dhe shqiptarëve dhe duke shkuar në Këshillin e Europës duke i thënë ‘Shqiptarët nuk bëjnë lëvizje çlirimtare për të bërë trafik organesh’. Ju jeni të gatshëm të shkoni në Këshill të Evropës dhe të thoni ‘Shqiptarët janë mafie. Shqipëria është mafie’ dhe vetëm ju do na shpëtoni”, vijoi Rama.

Kuvendi i Shqipërisë po diskuton projekt-rezolutën e shumicës për Kosovën. Drafti “Mbi pabazueshmërinë e pretendimeve të raportit të Dick Martyt për trafikim organesh në Kosovë dhe Shqipëri gjatë luftës në Kosovë” ka marrë dakordësinë e opozitës, e cila ka shtuar edhe dy amendamente të tjera.

Së pari kërkon dënimin e gjenocidit serb dhe së dyti shtimin e një paragrafi, ku të theksohet se vetë Dick Marty ka deklaruar se “i kërcënohet jeta nga elementë radikalë serbë”.

Dy projekt-rezolutat e Partisë Demokratike kundër gjenocidit serb në Kosovë nuk kaluan.

Gjithashtu lexoni:

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian

Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro

Nis afati kushtetues, Kuvendi duhet të konstituohet deri më 7 gusht

Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë

Sinani: Vizita e Begajt në Preshevë, mesazh i fuqishëm i mbështetjes

TAGGED: Marti, Rama, UÇK
Kosova News 21/07/2022 21/07/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Konjufca pret në takim zëvendësministrin italian
11:02 -09/07/2026
Bërnjak: Policia kontrollon një veturë me targa të Serbisë, gjen sprej dhe një thikë
10:33 -09/07/2026
Rruga Junik-Gjeravicë drejt përfundimit, investim mbi 4.8 milionë euro
10:12 -09/07/2026
Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc, dy nga tre të akuzuarit sillen në gjykatë
10:09 -09/07/2026
Sot mbyllet përkohësisht segmenti Brezovicë-Prevallë, kjo është arsyeja
08:57 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?