Forca të shtuara të KFOR-it janë parë para disa minutash duke hyrë drejt ndërtesës së Komunës së Leposaviqit.
Siç raportohet bëhet fjalë për ushtarë amerikanë, që janë shfaqur edhe të armatosur.
Kujtojmë se KFOR-i dhe Policia e Kosovës janë duke u kujdesur për sigurinë në komunat veriore, aty ku po protestojnë qytetarët serbë, të cilët po kundërshtojnë udhëheqjen nga kryetarët e rinj që morën mandatin pas zgjedhjeve të fundit.



