Pjesëtarët e KFOR-it, të cilët ndodhen rreth ndërtesës së komunës në Zveçan, kanë sjellë më shumë vetura me makineri të rënda dhe sasi të mëdha të telave gjemborë, ndërsa rrugët që të çojnë në këtë ndërtesë janë të bllokuara.
Pjesëtarët e njësive speciale të Policisë së Kosovës janë ende në ndërtesën e komunës, ndërsa para objektit ndodhen disa autoblinda.
Pjesëtarët e kontingjentit polak të KFOR-it vendosën një gardh 15 metra larg komunës dhe formuan një kordon.
Ata si dje janë të pajisur me mburoja dhe pajisje për të shpërndarë demonstratat, kurse forcat speciale të Policisë së Kosovës me disa autoblinda janë prapa ushtarëve të KFOR-it.



