Njëri nga ish- udhëheqësit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, në ditën e dytë të gjykimit në Dhomat e Specializuara në Hagë, ka mbajtur fjalimin e tij në seancë, ku mes tjerash tha se ndjehet i pafajshëm me gjithë atë që ngarkohet nga Prokuroria.
Ai në këtë rast ka folur edhe për gjithë protagonistët e luftës që kanë botuar libra dhe dhënë opinione për luftën e UÇK-së.
Këtu Thaçi ka goditur ata, duke thënë se botimet e opinionet e tilla janë ekzagjeruara dhe nuk duhet të merren parasysh në sallën e gjyqit.
Ai foli për kundërshtimet politike që ka mundur t’i ketë me bashkëluftëtarët e tij për këto çështje.
“Emocionet, motivet apo mllefet politike të secilit akter politik nuk duhet të kuptohen si fakte në këtë sallë. Kjo vlen edhe për disa botime apo opinione të pasluftës të ekzagjeruara apo të përshtatura të akterëve të ndryshëm të luftës. Si në çdo shoqëri demokratike edhe tek ne jo çdo bashkëluftëtar i luftës ka qenë edhe bashkudhëtar apo bashkëmendimtar në procese politike të pasluftës. Në raste jo të pakta ambicia, interesat politike e egoja personale tejkaloj të vërteten dhe realitetin për rrëfimin e UÇK-së dhe vet historisë së Kosovës”, ka thënë mes tjerash Thaçi.
Kujtojmë se opinione për luftën e UÇK-së kanë dhënë shumica e protagonistëve kryesor të luftës çlirimtare gjatë gjithë këtyre viteve nëpër mediat e vendit e ndërkombëtare, ndërsa një pjesë e tyre edhe kanë shkuar libra për atë periudhë kohore.
Për të parë gjykimin klikoni në linkun më poshtë: